Erdogan nesër në Tiranë, 1.8 miliardë dollarë për Shqipërinë

Nesër në Shqipëri pritet të vijë Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Në kuadër të kësaj vizite ai do të shoqërohet nga 120 persona të fushës së biznesit. Të gjithë këta janë përfaqësues të grupeve të fuqishme ndërkombëtare të biznesit. Gjithashtu Erdogan pritet t’i ofrojë shtetit shqiptar një paketë investimesh prej 1.8 miliardë dollarësh, këto investime do të jenë kryesisht në sektorin energjitik dhe në bujqësi.
 
Gjithashtu, Erdogan do të marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së themelit të Xhamisë së Madhe të Tiranës, ku prezentë do të jenë edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, Prof. Dr. Mehmet Görmez, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, diplomatë të akredituar në Tiranë dhe të tjerë të ftuar.
Artikulli paraprakEKSLUZIVE: Dosja e AKI'së: Ndrecaj dhe Rizaj të dyshuar në Kosovë për krim të organizuar dhe haraç
Artikulli vijuesBarca me humbje në finale – në pritje të kundërshtarit