Kryediplomati i Malit të Zi vizitë në Shqipëri

0
277

Ditmir Bushati është takuar me homologun malazez Srđan Darmanović, ku pas takimit kanë mbajtur konferencë të përbashkët për mediat.

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Srđan Darmanović (Srdjan Darmanoviç) ka vizituar sot Shqipërinë, ku është takuar me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, ndërsa në përfundim të takimit të dy ministrat kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.

Ministri Bushati gjatë fjalës së tij u shpreh se me homologun malazez gjatë takimit kanë diskutuar për disa çështje, si të karakterit dypalësh dhe për sfidat gjeopolitike, që sipas tij përballët Evropa dhe Ballakni Përndimro në kushtetet e zhvillimeve reja.

“Kemi diskutuar për fuqizimin e bashkëpunimit ndërkufitar sepse kjo është në interesin e dy qeverive tona, kryesisht për projektet për modernizimin e pikave kalimit kufitar, por edhe për mundësinë e hapjes së pikave të reja në ato zona ku ka investime. Gjithashtu diskutuam edhe përsa i përket bashkëpunimit të dy vendeve tona brenda kuadrit të NATO-s, ku Shqipëria ka qenë vend mbështes në këtë proces, duke e konsideruar të rëndësishëm sa i përket sigurisë dhe investim për stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Mali i Zi është një vend që ka përparuar në procesin e integrimit evropian”, u shpreh Bushati.

Duke vlerësuar rolin e minoriteteve respektive si ura bashkëpunimi mes dy vendeve ministri Bushati përshëndeti marrëveshjen e arritur mes partive të koalicionit qeveritar në Malin e Zi.

Bushati ka komentuar deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç për “pretendimet rreth sulmeve të diasporës shqiptare në botë ndaj misioneve diplomatike të Serbisë”, duke i konsideruar si joproduktive.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Darmanoviç konfirmoi vendosmërinë e qeverisë së vendit të tij për vazhdimin e bashkëpunimit intensiv dypalësh, si dhe të procesit të integrimit euro-atlantik të Malit të Zi, me synimin e anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Kemi diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve. Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në NATO. Anëtarësimi është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit. Jam i kënaqur të them se po i avancojmë marrëdhëniet”, ka thënë Darmanoviç.

Ai ka shtuar ndër të tjera se Mali i Zi pret të bëhet anëtar me të drejta të plota i NATO-s brenda këtij viti./kumti.com