Gazetari pyet Gruevskin: E di kuptimin e fjalëve turp, dinjitet dhe moral? Ja përgjigjja e kryeministrit

MAQEDONI- Kryeminisitri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk do të japë dorëheqje nga posti i qeverisë. Ngjarjet e fundit në Kumanovë ku u vranë 8 policë të njësiteve speciale dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën, duket se nuk e shqetësojnë kryeministrin që vjen nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, i cili ka plot 9 vite në këtë post.
 
Sipas opozitës maqedonase, Gruevski është i përfshirë në korrupsion me miliona euro, krime dhe i ka fshehur vrasjet e gazetarit Mlladenov dhe të riut Neshkovski nga trupëroja i tij, ndërsa ka dijeni edhe për rastin “MONSTRA”.
 
“A e merrni vesh kuptimin e fjalës turp, dinjitet e moral?” Me këtë pyetje një gazetar i është drejtuar kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, prej të cilit sigurisht që nuk ka marrë ndonjë përgjigje dinjitoze.
 
Në videon bashkëngjitur, Gruevski pyetet në minutën e 1:50 nga një gazetar në maqedonisht se “pas incidenteve të fundit si kryeministër a e merrni vesh kuptimin e fjalës turp, dinjitet dhe moral”. “Kur një politikan normal në një shtet normal nuk mund t’i shkojë nëpër mend e jo të bëjë veprimet tuaja?”­ ka pyetur gazetari.
 
Gruevski u përgjigj me zemërim të madh duke dhënë një përgjigje të thatë. “Populli do të vendosë se kush do të jetë kryeministër, kush do të jetë në pushtet dhe kush në opozitë”,­ ka deklaruar shkurt kryeministri Gruevski, raporton Zhurnal.

Më 17 maj opozita do të organizojë protestë mbarë popullore në Maqedoni, ne te cilën do të kërkojë largimin e Gruevskit. Në protestë kanë njoftuar se do të marrin pjesë edhe komisionerë europianë.

Artikulli paraprakMedresistet e Durrësit, çmim të parë dhe të tretë në Olimpiadën e Letërsisë
Artikulli vijuesGjithçka mbi aneminë