NYT: Pse Kumanova ndodhi në kulmin e skandalit të përgjimeve!

Gazeta prestigjioze botërore, New York Times, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë situatës në Maqedoni, përmes një shkrimi të gjatë të titulluar: “Maqedonia e vockël përballet me një skandal të përmasave të mëdha”.
Në këtë tekst flitet për skandalin e pazakontë që përfshin qindra e mijëra biseda të incizuara fshehurazi ku dëgjohen zyrtarë të lartë qeveritarë duke diskutuar për çdo gjë, nga manipulimi me votat deri te mbulimi i vrasjeve.
 
Më tej, në tekst shkruhet edhe për dorëheqjet si dhe për aksionin policor në Kumanovë, duke përcjellë qëndrimet e palëve. Bie në sy që grupi i armatosur nuk cilësohet si terrorist, por ky term përcillet vetëm si qëndrim i qeverisë, transmeton Shenja. Gjithashtu, përcillen edhe dyshimet në lidhje me atë se pse të ndodhë ky aksident pikërisht në këtë kohë kur skandali i përgjimeve është në kulminacionin e tij.
 
Në tekst Maqedonia përshkruhet si një vend i vogël, me histori 24-vjeçare, por që tani gjendet buzë shpërbërjes.
 
New York Times duke paralajmëruar se gjatë vikendit do të ketë protesta masovike, shkruan se opozita mund të përdorë kordonët e njerëzve për të rrethuar ministritë e rëndësishme dhe për të bllokuar urat, duke theksuar se protestat do të vazhdojnë. Gazeta gjithashtu citon Zaevin të ketë thonë se “ne do të përdorim sistemin e Gandit dhe do të bëjmë gjithë procesin absurd”. /Shenja/
Artikulli paraprakNëse brezi i ri do të drejtonte në Botën e Biznesit …
Artikulli vijuesPublikohen emrat e 10 personave të vrarë në Kumanovë