CIA paralajmëron Uashingtonin për një aleancë ortodokse kundër shqiptarëve në Ballkan

“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve “terroriste” në Kumanovë, do të vazhdojnë me politikën e tyre të mbështetjes së pakushtëzuar për shqiptarët dhe nëse BE do të vazhdojë të heshtë mbi rigjallërimin e projektit të “Shqipërisë së Madhe, kjo situatë do të cojë në formimin e Aleancës Ortodokse të Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe ndoshta edhe në Luftën e Tretë Ballkanike”. Kështu shkruajnë dy media pranë qeverisë serbe, “Kurir” dhe “Informer”.
 
Sipas tyre, ky është konkluzioni i raportit më të fundit të CIA –së për situatën në rajon. Gazetat theksojnë se janë shërbimet sekrete ato që po e paralajmërojnë administratën Obama se mbështetja e mëtejshme për shqiptarët mund t’i shtyjë vendet ortodokse të Ballkanit drejt krahëve të Rusisë.
 
Analistët e CIA –s propozojnë që SHBA të ketë një përqasje më të balancuar në Ballkan, pasi përndryshe rrezikohet formimi i një Unioni Ortodoks.
 
“Analistët amerikanë shkruajnë se shtetet e Ballkanit, territoret e të cilit preken nga Shqipëria e Madhe” nuk do të rrijnë duarkryq dhe të shohin se si shqiptarët u vjedhin territorin e tyre. Për më tepër ata janë të bindur se në rast emergjence, serbët, grekët, bullgarët dhe maqedonasit do të bashkojnë forcat në luftën kundër shqiptarëve. Në këtë rast, Ballkani mund të shndërrohet në një rajon si Lindja e Mesme dhe nuk në interesin e askujt, as të SHBA –ve”, thotë një burim diplomatik për “Informer”.
 
Askush nga qeveria serbe nuk ka pranuar të komentojë mbi këto informacione. Në krahun tjetër, ekspertët vlereësojnë se skenari i Aleancës Ortodokse është një variant i mundshëm, por kjo mund të jetë një tjetër gjemb në sytë e Perëndimit. Analisti Djordje Vukadinovic thotë se bashkimi është një reagim logjik i tentativës për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.
 
“Nëse aleanca krijohet, nuk besoj se SHBA do rrijë ta shohë me qetësi, sepse është e qartë që shqitparët janë të preferuarit e tyre. Serbia ka qenë pjesë e një aleance të tillë përpara Luftës së Parë Botërore kur u ndesh me Turqinë”, thotë Vukadinovic.
 
Cedomir Antic, i Progressive Club, thekson se ideja e bashkimit të Ballkanit ekziston prej më shumë se 1 dekade.
 
“Nëse ideja nuk do të zbatohet, do të thotë se SHBA e kanë parandaluar atë. Megjitahtë, një aleancë e tillë duhet të eksiztojë, pasi ajo do të mbijetojë edhe në BE dështon. Jam i surprizuar që Presidenti Nikolic nuk e nisi atë kur u ftua të merrte pjesë në festimet e betejës së Kumanovës” thotë Antic. /Përgatiti lapsi.al/
Artikulli paraprakHyrja në Islam edhe përskaj muslimanëve
Artikulli vijuesJu tregoj “Strukturat Paralele” te sektit Gylen