Homoseksualët dekorojnë me çmime përkrahësit e tyre shqiptar

Homoseksualët në Shqipëri do të japin çmime për personazhet publike të vitit, që i kanë mbështetur në kauzën e tyre.
Përfaqësues të LGBT-së kanë thënë se viti 2012 ishte i rëndësishëm për lëvizjen LGBT në Shqipëri dhe se gjatë këtij viti, përveç angazhimit të jashtëzakonshëm të komunitetit, individë të ndryshëm mundën të tregonin hapur, me kurajë dhe pa frikë, mbështetjen e tyre për ata, ndërsa emrat e tyre do të votohen nga LGBT për të shpallur dy fituesit e vitit.

Aleanca Kundër Diskriminimit dhe Pro LGBT kanë propozuar një çmim për personazhin publik, që ka qenë aleat apo aleate për lëvizjen e tyre si shenjë mirënjohjeje, ndërsa janë 12 emra për të cilët do të votojë komuniteti LGBT:

Kandidaturat për çmimin ‘aleatja e vitit’:

Margarita Kristidhi
Elsa Ballauri
Delina Fico
Desada Metaj
Iris Luarasi
Zhaku (Inida Gjata)

Kandidaturat për çmimin ‘aleati i vitit’:

Fatos Lubonja
Mustafa Nano
Gezim Tushi
Arian Çani
Igli Totozani
Foto Strakosha

Artikulli paraprakJa pse prindërit duhet t’u flasin fëmijëve mbi Facebook-un
Artikulli vijuesVrasja e kambistit, 10 mijë euro për informatorët