Themelimi i bletishtës

Çka duhet ditur para themelimit të bletishtës. Kur fillestari vendos të merret me bletari, duhet para se gjithash të studiojë teorinë. Shumë gjera që  i interesojnë mund t’i shohë dhe mësojë nga ndonjë bletar i suksesshëm, kurse në organizatat e bletarëve mund të marrë informata për të gjitha çështjet.
 
Askujt nuk i preferohet që të fillojë punën me shumë koshere. Për fillim mjafton të ketë 3 – 4 copë. Vetëm ata që kanë interesim të veçantë dhe shprehi të veçanta mund të fillojnë me 10 bashkësi bletësh.
 
Para se të vendoset për të marrë bletët, duhet ditur se mos në atë territor ku do të vendosen kosheret e bletëve ka sëmurje ngjitëse për bletët. Ende ka bletarë të pandërgjegjshëm, të cilët duan që të lirohen nga bletët e sëmura, shpesh me çmime shumë të ulëta  dhe kështu fillestari i pakujdesshëm më se lehti pëson.
 
Sigurimi i koshereve dhe luzmave të bletëve
 
Asnjëherë nuk është mirë të blihen koshere të ndryshme me përmasa të ndryshme. Ndokujt mund t’i duket interesant që vetë të provojë se çfarë është më mirë dhe me këtë rast harron se të tjerët para tij këtë e kanë vërtetuar.
 
Nëse dikush vendos të fillojë me bletari me luzma natyror, kjo nuk duhet të ndodhë vonë në sezone, kur shumimi i bletëve bie, sepse me këtë rast do të ketë shumë punë dhe shpenzime lidhur me sigurimin e rezervave për dimër. Luzmat e hershme natyrore munden vetë t’i sigurojnë këto rezerva.
 
Për sigurimin e bletëve të vjetra, pranvera është koha e duhur. Nëse bleta në hoje statike ka mjaltë pesë deri gjashtë cm, konsiderohen mesatarisht të fuqishme. Ushqimi duhet të jetë së paku  3 – 4 kg, që të mjaftojë derisa të fillojnë kullosat e mjaftueshme.
 
Duhet gjithashtu të kemi kujdes që hojet të mos jenë shumë e vjetër, do të thotë të zeza dhe të rënda dhe posaçërisht duhet  të kemi kujdes për cilësinë e amës, sepse të rejat janë më të mira sesa të vjetrat.  Në luzmat nga viti i kaluar gjenden amat e reja sepse nga luzma ka ikur ama e vjetra.
 
Në disa vise çmimet e bashkësive të vjetra të bletëve varen nga sitna e vitit. Luzmat “lakuriqe” (nga dega) shiten sipas peshës që kanë. Lidhur me çmimet duhet të informoheni në shoqatat e bletarëve.
 
Në pranverë bashkësitë e vjetra të bletëve të blera, nga të cilat bletët tanimë kanë fluturuar, duhet bartur në vend të ri, i cili duhet të jetë larg nga vendi i vjetër së paku 3 km, në mënyrë që bletët të mos kthehen në vendin e vjetër.
 
Mos i mbani bletët në kushte të këqia:  jo në vende nën hije, në terrene të lagështa dhe në hoje me rezerva të kufizuara.
 
Duhet gjithsesi që të evitojmë manipulimet e shpeshta me bletë. Atë që me sukses arrihet, nuk duhet konsideruar si diçka të re. Gjithë atë që bletari mesatar  di, kaherë është provuar dhe publikuar.
 
Shumë gjëra, në dukje praktike dhe logjike, më vonë janë refuzuar dhe janë harruar, sepse në praktikë nuk kanë qenë të dobishme. madje, ka raste  që edhe në mënyrë shkencore është vërtetuar se disa veprime janë të dobishme, por megjithatë në praktikë janë refuzuar, sepse janë treguar jo racionale. Është humbur shumë kohë me to, kurse çmimi nuk ka qenë në përputhje me dobinë e arritur./BKS
Artikulli paraprakSi të përdorim në mënyrë të duhurdhe të sigurt produktet për mbrojtjen e bimëve?
Artikulli vijuesKultivimi i gardheve të gjalla