BE kërcënon Izraelin me sanksione?

Njëkohësisht me formimin e kabinetit të ri qeveritar të regjimit sionist të kryesuar nga Beniamin Netanjahu, BE ka kërcënuar këtë regjim se dot ë përballet me sanksione ekonomike dhe politike në rast se Tel Aviv nuk rinis negociatat për paqe me palestinezët.
Gazeta Jediot Ahronot, shkruan se BN edhe një herë i ka kushtuar vëmendje çështjes palestineze dhe për këtë Federika Mogherini shefja e diplomacisë evropiane javën e ardhshme pritet të vizitojë Tel Avivin për tu takuar me funksionarët e lartë izraelitë. Ajo gjithashtu në Ramallah do të takohet me funksionarët e lartë palestinezë. Vizita e Mogherinit bëhet vetëm 10 ditë përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE, ku do të analizohet rezultati i vizitës së shefes së diplomacisë evropiane në Izrael. Sipas burimeve informative në këtë takim do të diskutohet mbi ndëshkimet e propozua nga PE kundër izraelit, masa të cilat do të analizohen pas vizitës së Mogherinit.
Artikulli paraprakOmar Bashir zyrtarisht president i Sudanit
Artikulli vijuesMaxhuni: 9 kosovarë të vrarë dhe 21 të arrestuar në Kumanovë