Gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestës në Ankara

Policia turke ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë një protestë masive, ku morën pjesë me qindra mijëra protestues pro-laik, në kryeqytetin e vendit, Ankara.
Marshimi i sotëm për të shënuar themelimin e Republikës Turke shkoi përpara, pavarësisht një ndalese të qeverisë.

Protestuesit mbanin parulla dhe thërrisnin “Ne jemi ushtarë të Mustafa Kemal-it!” dhe “Turqia është laike dhe e tillë do të mbetet”, përpara se të shpërndaheshin.

Nuk raportohet për lëndime apo për të arrestuar.

Autoritetet e vendit javën e kaluar njoftuan se e kishin refuzuar kërkesën për marshim, duke dhënë si arsye shkaqet e sigurisë.

Mustafa Ataturku themeloi republikën laike para 89 vjetësh, menjëherë pasi u shua Perandoria Osmane./telegrafi

Artikulli paraprakShqipëri, bien reshjet e para të borës
Artikulli vijuesJa si ta zvogelojme stomakun