Mbrojti doktoratën nga mjekësia në moshën 102 vjeçare

Një gjermane në moshën 102 vjeçe ka mbrojtur doktoratën nga mjekësia në Universitetin e Hamburgut 77 vjet pasi në atë universitet i ishte refuzuar punimi, transmeton Koha.net shkrimet e medieve gjermane.
 
Punimi i diplomës së Ingeborg Rapoport ishte refuzuar gjatë kohës së Gjermanisë naziste për motive raciste.
 
Kjo gjyshe ka mbrojtur punimin e saj gjatë 45 minutave para tre profesorëve dhe kështu u bë doktorantja më e moshuar në botë.
 
Punimi i Ingeborg Rapoport, atëherë Slim, kishte të bënte me difterie. Këtë kishte dashur ta mbronte kur ishte 25 vjeçe, pas ardhjes në pushtet të Adolf Hitlerit, transmeton Koha.net. Nëna e saj ishte hebraike, prandaj nazistët e refuzuan.
 
Gjermania kishte emigruar në SHBA më 1938 dhe atje kishte mbaruar mjekësinë dhe kishte nisur karrierën.
 
Djali i saj Tomi ua kishte treguar historinë e Ingeborg Rapoport profesorëve të tashëm në Hamburg, të cilët kishin ofruar që ajo të mbronte doktoratën dhe gjyshja menjëherë kishte pranuar.
 
Këtë rekord deri tash e mbante një 97 vjeçar.
 
© KOHA
Artikulli paraprakShoqërive tona i duhet ndërgjegjësimi publik rreth Islamit
Artikulli vijuesISIS po e përdor edhe ujin si një armë lufte