Superushqimet përmbajnë në vetvete substance që luftojnë sëmundjet. Për më tepër, superushqimet përmbajnë substance që inevojiten trupit jo vetëm për të luftuar viruset dhe infeksionet, por ndihmojnë trupi të luftojë sëmundje që janë të lidhura me imunitetin si artriti. Këto superushqime parandalojnë kancerin sipas Akademisë së Ushqimit dhe Dietës.
1. Patatja e ëmbël është superushqimi përfekt. Ajo është burimi më i mirë i vitamins A – pasi plotëson 561% të kërkesës ditore dhe e gjithë kjo sasi vetëm në një patate – pataja e ëmbël ka disa fuqi të shumta për forcimin e imunitetit. Vitamin A mbështet sistemin imunitar dhe mban të shëndetshme traktin digjestiv dhe mushkëritë. Mund ta gatuani sipas dëshirës në avull ose të pjekur.
Patatja e ëmbël ka një ngjashmëri të madhe me pankreasin dhe gjithashtu nxit funksionimin e shëndetshëm të këtij organi. Këto lloj patatesh janë të pasura në beta karoten, i cili është një antioksidant fuqishëm që mbron të gjitha indet e trupit, duke përfshirë pankreasin nga dëmtimet që lidhen me kancerin ose plakjen”- thonë shkencëtarët.
Përfitimet e tjera nga patatja e ëmbël
Patatet e ëmbla kanë shije të mirë dhe janë më të shëndetshme se patatet e zakonshme.
1. Kanë përmbajtje të lartë të vitaminës B6, e cila ndihmon në ruajtjen e glukozës në gjak.
2. Patatja e ëmbël është burim i mirë i vitaminës C. Ndërkohë që shumica prej nesh e dinë që vitamina C është e rëndësishme kundër gripit dhe viruseve. Po ashtu kjo vitaminë ka rëndësi tepër të madhe për kockat, dhëmbët, tretjen dhe shëndetin e qelizave të kuqe të gjakut. Ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve, prodhon kolagjen i cili ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës, duke na mbajtur të rinj. Vitamina C tek patatja e ëmbël mbron trupin nga toksinat.
3. Patatet e ëmbla përmbajnë vitaminë D që është shumë e domosdoshme për sistemin imunitar dhe për të gjithë organizmin në përgjithësi. Si vitaminë dhe hormon, vitaminën D trupi e prodhon nëpërmjet rrezeve të diellit. Vitamina D luan një rol të madh në nivelet tona të energjisë, humorit, si dhe ndihmon në shëndetin e kockave, zemrës, nervave, lëkurës dhe dhëmbëve dhe mbështet gjendrën e tiroides.
4. Patatja e ëmbël përmban hekur. Pjesa më e madhe prej nesh e dinë që trupit i duhet hekur për prodhimin e qelizave të bardha dhe të kuqe, kundër stresit dhe për funksioninm e mbarë organizmit.
5. Patatja e ëmbël është një burim i mirë i magnezit, që është minerali i relaksit dhe i anti-stresit. Magnezi është i domosdoshëm për arterie të shëndetshme, gjakun, kockat, zemrën, muskujt dhe sistemin nervor.
2.Kosi përmban “bakterie të mira” të njohura si probiotikë. Këto mikroorganizma përmirësojnë aftësitë e organizmit për të luftuar infeksionet, reduktojë inflamacionin dhe ulë nivelin e sasisë së bakterieve të dëmshme në zorrë. Kosi, sidomos ai i bërë në shtëpi është një nga probiotikët më të mirë. Kosi përmban mikroorganizma të rëndësishëm për të mirëmbajtur florën tonë bakteriale, e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve të ndryshme etj. Në librin ” Dieta për çdo femër” shkruhet se probiotikët arrijnë t’i kthejnë organizmit bakteriet e mira në traktin digjestiv, të largojnë mykun nga trupi dhe ulin rrezikun e zhvillimit të infeksioneve. Për këtë kosi duhet konsumuar çdo ditë. Ai ka dhe shumë përbërës të tjerë si kalcium, vitamin D, kalium etj
3. Pini më shumë çaj jeshil
Çaji jeshil e ka origjinën nga Kina. Kinezët kanë mbi 4 mijë vjet që konsumojnë çaj jeshil.
Gjatë disa dekadave të fundit çaji jeshil ka qenë në qendër të shumë studimeve shkencore dhe mjekësore, ku është zbuluar se fanatikët e çajit jeshil kanë rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Çaji jeshil përmban enzima, aminoacide, polifenole, karotenoide, vitamina, kafeinë etj.
Sasia e flavonoideve që gjendet tek një filxhan çaji jeshil është më e lartë në krahasim me po të njëjtën sasi ushqimi apo pijesh që tradicionalisht janë konsideruar të shëndetshme, përfshi frutat e freskëta perimet dhe verën. Pra, tek një filxhan çaji ka më shumë flavonoide se tek një gotë verë.
Flavonoidet janë përbërës që kanë funksione anti-oksidative dhe anti-kanceroze.
Çajin jeshil e ka origjinën nga Kina, megjithatë ka mijëra vite që përdoret edhe nga vendet e tjera të Azisë si Koreja, Japonia, Tajlanda dhe Vietnami, jo vetëm si pije, por edhe në mjekësi. Në mjekësinë azitatike çaji jeshil përdoret për shërimin e plagëve, për rregullimin e temperaturës së trupit, sheqerit në gjak dhe përmirësimin e tretjes.
Një libër i shkruar gjatë Dinastisë Tang në Kinë është konsideruar si një nga më të rëndësishmit në historinë e çajit jeshil. Libri përshkruan konkretisht se si dhe ku të shijojmë një filxhan cilësor çaji jeshil. Në këtë libër përshkruhen gjithashtu efektet pozitive që sjell pirja e çajit jeshil në 5 organet vitale, sidomos për zemrën. Ndër cilësitë e çajit jeshil përfshihet edheeleminimi i problemeve me tretjen, kurimi i sëmundjes beriberi, parandalon gripin dhe përmirëson funksionin e trurit.
Çaji jeshil jep efekte shumë pozitive në zemër, lëkurë, kocka apo për mbarë shëndetin në përgjithësi. Tek çaji gjejmë polifenole të cilat kanë efekte antioksiduese, luftojnë plakjen, na mbrojnë nga stresi, mbron nga kanceri, etj. Katekina, një nga përbërësit e parë kimikë me bazë bimore të studiuar për cilësitë kundërkanceroze dhe që gjendet në çajin jeshil, njihet prej kohësh për parandalimin dhe pakësimin e rasteve me kancer të gjirit dhe lloje të tjera kanceri. Në këtë rast, ekspertët e dinë arsyen: një përbërës kimik i quajtur EGCG kufizon rritjen e tumorit të gjirit, sipas një studimi në Universitetin e Misisipit. Vetëm dy filxhanë çaji në ditë mund të jenë të mjaftueshëm..
4. Hudhra, antibiotiku natyror
Përdorimi kurues i hudhrës njihet që para 3 mijë vjetësh, kur Hipokrati e rekomandonte për trajtimin e kancerit të qafës së mitrës. Ndërsa studjuesi Albert Schweitzer e përdori hudhrën për trajtimin e epidemisë së dizanterisë në Afrikë. Ky antibiotik i vjetër në moshë ka marrë mbështetjen e komunitetin shkencor por dhe të mjekëve popullorë në mbarë botën.
Ka shumë studime dhe artikuj për përdorimin e hudhrës si antibiotik natyror. Shumë njerëz në vende të ndryshme të botës e konsiderojnë hudhrën si një dhuratë dhe për këtë e përdorin në çdo lloj infeksioni apo sëmundjeje. Hudhra mund të përdoret në formë shurupi për të trajtuar infeksionet e mushkërive, por dhe për uljen e rrezikut të kancerit të mushkërive.
Por, që hudhra të kryejë misionin e vet kurues dhe të jetë e dobishme për shëndetin e njeriut, së pari duhet të dimë si ta përdorim me efikasitet. Në rast të kundërt dobitë e hudhrës do të kufizohen dhe nuk mund të arrijmë rezultatet e pritshme pozitive të saj.
Njerëzi kryejnë disa gabime gjatë përd
orimit të hudhrës si një mrekulli kuruese.
Hudhra si antibiotik konsumohet e freskët, pavarësisht se jo të gjithë njerëzit e pëlqejnë aromën dhe shijen e saj. Madje ka shumë njerëz që e konsumojnë me zorr dhe pa asnjë dëshirë hudhrën, por e bëjnë këtë pasi i njohin vlerat e saj.Disa specialistë rekomandojnë prerjen e thelpinjve të hudhrës në copa të holla dhe lënien e tyre për 15 minuta. Pastaj atyre u shtohet kos, mjaltë, lëng molle duke krijuar një krem që e lehtëson konsumimin e hudhrës.
Një mënyrë e thjeshtë por shumë efikase për zhdukjen e erës së hudhrës është ngrënia pas saj e majdanozit të freskët, i cili e largon menjëherë erën e rëndë të hudhrës në frymëmarrje.
A duhet ngrënë hudhra me stomakun bosh?
Disa specialistë thonë që gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes, nëse ju është rekomanduar përdorimi i hudhrës për efekte kurimi është konsumimi i saj esëll. Por mirë do të ishte që para konsumimit të saj të pihet një gotë ujë, për të eliminuar djegiet e mundëshme të stomakut , që ajo shkakton. Pastaj mund të vazhdohet me ngrënien e mëngjesit.
Ky lloj përdorimi i hudhrës ka dhënë rezultate pozitive.
Por disa njerëz duhet të kenë kujdes, pasi hudhra e freskët në stomakun bosh mund të shkaktorë irritime të sistemit të tretjes. Në një studim të botuar në vitin 2005 nga një mjek familjeje amerikan sugjerohet se konsumi i sasive të mëdha të hudhrave të freskëta sidomos në stomakun bosh, mund të provokojë turbullime gastro-intestinale apo modifikime të florës së zorrëve. Për një kurim nëpërmjet hudhrës duhet nisur konsumimi i saj në sasi të vogla dhe në bazë të reagimit të organizmit të kalohet në sasi më të mëdha gradualisht. Kjo është mjaft e rëndësishme për disa njerëz që janë alergjikë ndaj hudhrës. Te këta njerëz mund të shfaqen simptoma si fryrje barku, diare, të vjella dhe reaksione në lëkurë si prerje të lëkurës dhe ekzemë.
Personat alergjikë ndaj hudhrës së freskët mund ta përdorin atë në sasi shumë të vogla. Megjithatë pjesa më e madhe e njerëzve kanë probleme të tretjes së hudhrës, që nuk shkakton efekte anësore.
5. Gocë deti
Trupit tuaj i nevojitet zink për krijimin e qelizave të gjakut që luftojnë infeksionin të quajtuara T-lymphocytes. Mosmarrja e një sasie të mjaftueshme zinku ndikon tek potenciali i oprganizmit për të luftuar infeksionet, përfshi sëmunjet e rrugëve të frymëmarrjes si pneumonia. Një tas me goca deti përmban 74 miligramë zink, duke plotësuar 493 për qind të vlerës ditore.
6. Mjalti
Mjalti është një ushqim natyral dhe i shëndetshëm, i cili përmban shumë minerale dhe vitamina, aminoacide dhe acide organike. Ai ka aftësi kuruese për shëndetin, si dhe për forcimin e imunitetit dhe për të qëndruar të bukur. Sot, shumë njerëz në botë konsumojnë çdo mëngjes një gotë me ujë të përzier me mjalt. Në fakt, nëse pini mjalt në orare të ndryshme, do të keni favore të ndryshme.
Po cilat janë oraret më të përshtatshme për konsumin e mjaltit.
-Një gotë ujë me mjalt në mëngjes për pastrimin e zorrëve
Shumë persona që pinë ujë me mjalt në mëngjes, do të vënë re që jashtëqitja e tyre është më e rregullt dhe bashkë me të dalin mbetjet nga organizmi, toksinat e panevojshme.
Në fakt, mjalti përmban shumë energji. Energjia e mjaltit është afro 5 herë më e lartë se ajo tek qumështi. Prandaj, ky ushqim mund të furnizojë trupin me energji brenda një kohe të shkurtër, duke asgjësuar lodhjen dhe urinë e njerëzve shumë shpejt. Një gotë ujë mjalti në mëngjes mund të sigurojë vitalitetin e plotë për një ditë.
Metoda e përgatitjes: Çdo mëngjes, përzieni një lugë mjalt në ujë të ftohtë ose pak të ngrohtë. Konsumojeni përpara se të hani mëngjes.
Kini kujdes: Pirja e ujit me mjalt në mëngjes mund të shkaktojë rritjen e acideve të trupit. Ata personat që kanë probleme shëndetësore të zorrës dhe të stomakut duhet të pinë ujë me mjalt në temperaturën 30 gradë. Përndryshe, uji me temperaturë tepër të ulët mund të përkeqësojë shëndetin e zorrës dhe stomakut.
– Një gotë ujë me mjalt para gjumit
Sipas teorisë së mjekësisë moderne, glukoza dhe vitaminat që përmban mjalti mund të rregullojnë sistemin nervor, të ulin nervozimin dhe të ndihmojnë për një gjumë sa më të mirë.
-Një gotë ujë mjalti pas vaktit ndihmon tretjen
Mjalti ka efekte mjekësore për nxitjen e tretjes në stomak dhe zorrë, që mund të rregullojë sekretimin normal të acideve në stomak.
Pas ushqimit mund të konsumoni pak mjalt,që mund të forcojë punën e zorrëve , të normalizojë sekretimin e acideve të stomakut dhe shpejtojë metabolizmin.
Metoda: Pini një gotë ujë me mjalt pas 1-2 orëve nga ngrënia e vaktit.
7. Boronica, një antioksidant natyror
Një gotë boronica në ditë është sekreti i një zemre të fortë. Ky frut ul tensionin e gjakut dhe mbron elasticitetin e enëve të gjakut, dy elemente shumë të rëndësishëm të shëndetit të zemrës.
Ky është thelbi i një studimi të mjekes Sarah Johnson, profesore në Universitetin Shtetëror të Floridës në SHBA, i botuar në revistën “Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics”.
Mjekët dietologë e vlerësojnë shumë frutin e boronicës pasi përmban shumë antioksidantë. Në të kaluarën konsumimi në sasi të mëdha i boronicës lidhej me një ulje të rrezikut kardiovaskular, por bëhet fjalë për një sasi prej 250 gram në ditë. Kjo ishte një sasi e konsiderueshme për ta vazhduar konsumin e këtij fruti për një kohë të gjatë. Sipas studimit të fundit për boronicën sasia e konsumit të saj gjatë ditës mund të jetë edhe më e vogël se 250 gram në ditë . Madje konsumi i tyre i këshillohet grave që sapo kanë hyrë në periudhën e menopauzës pasi është koha kur shtohet rreziku i sëmundjeve kardiovaksulare. Boronica ndihmon këto gra edhe për uljen e tensionit të gjakut.
Gjatë kryerjes së studimit i është matur tensioni i gjakut këtyre grave dhe për 8 javë u është kërkuar që ato të konsumojnë 22 gram pluhur boronice të shkrirë në ujë që është i barabartë me një gotë me boronica të freskëta. Ju këshillua edhe mbajta e një diete të shëndetëshme ushqimore si dhe ushtrime fizike.
Pas kësaj periudhe u vu re se gratë që kishin konsumuar boronicë patën rënie të tensionit të gjakut si dhe enët e tyre të gjakut ishin bërë më elastike. Të gjitha këto janë shenja të një shëndeti të mirë. Tek të gjitha gratë vihej re një rritje në 68% në gjak e përqëndrimit të oksidit të azotit, tepër të rëndësishëm për shëndetin e zemrës.