Revolucion në higjienën orale – brusha me ultrazë

0
131

Për dallim nga pastrimi i gurëzve te dentisti, valët ultrazë janë më të dobëta dhe nuk e dëmtojnë smaltin, por vrasin bakteret, reduktojnë erën e keqe dhe parandalojnë infeksionet.Më shumë se 75 për qind e personave të rritur kanë ndonjë formë të sëmundjes së mishit të dhëmbëve, edhe pse ajo gjendje mund të parandalohet në tërësi, tregojnë studimet e Shoqatës së Stomatologëve. Shkencëtarë e kompanisë Emmi-Tech Inc. pohojnë që më në fund kanë zgjidhje të thjeshtë dhe efikase për problemin e sëmundjes së mishit të dhëmbëve – brushën e parë në botë për larjen e dhëmbëve me ultrazë, Emmi-Dent, përcjell Fox News. Puna e saj është 100 për qind ultrazë, prandaj nuk është aspak e nevojshme të lëvizni brushën për t’i pastruar dhëmbët.

Çmimi i paketimit që përfshin brushën, dy koka për pastrim, mbushësin dhe pastën për dhëmbë është rreth 140 euro, ndërsa mund të porositet edhe përmes internetit. Brusha funksionon përmes aparatit dentar me ultrazë i cili përdoret për shpërbërjen e gurëve, por për dallim nga pastrimi konvencional përdorë mikrovalë me shumë më pak energji.

“Ato mikrovalë janë të mjaftueshme për të vrarë bakteret në gojë, në mish të dhëmbëve dhe dhëmbë, por nuk janë aq të forta për të dëmtuar smaltin”, thotë drejtori i Emmi-Tech, Peer Blumenschein.

Ai tutje shpjegon se si kjo teknikë është më superiore se të gjitha format e tjera të pastrimit të dhëmbëve, sepse është shumë më e plotë dhe shpërndan bakteret, ndërsa këtë e kanë vërtetuar edhe shumë studime evropiane. Pacientët që kanë pasur probleme ekstreme me higjienën orale kanë përjetuar përmirësim të dukshëm pas përdorimit të shkurtër.

“Eemi-dent ka vepruar edhe në zvogëlimin e numrit të inflamacioneve në gojë, njollave në dhëmbë, ndërsa ka larguar edhe shkaktarët e erës së keqe”, ka shtuar Blumenschein./koha/kohaislame