Prishtinë: "Më frymëzon Profeti Muhamed për pastërtinë"

Nisma “Let’s do it” dhe iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”, për të katërtin vit radhazi e kanë organizuar fushatën njëditore për t’i larguar mbeturinat në tërë Republikën e Kosovës.
Përkundër motit me shi i cili ka mbizotëruar të premten, këtij organizimi i janë bashkangjitur me mijëra vullnetarë, në të gjitha komunat e Kosovës.
Por, disa nga vullnetarët, të cilët ishin të organizuar kryesisht në Prishtinë, në maicat e tyre kanë vënë edhe moto thëniet e profetit Muhamed për rëndësinë që ka kujdesi ndaj ambientit ku jetojmë.
“Heqja e gjërave të dëmshme nga rruga, është bamirësi”, ishte një nga hadithet e shënuara. 
Një gjë pozitive në këtë mes se edhe praktikanët fetar po socializohen dhe solidarizohen me të tjerët në të mirën e përbashkët./KohaIslame
 
Artikulli paraprakTre nga nëntë të vrarët janë masakruar deri në shpërfytyrim?
Artikulli vijuesApple lanson iOS 9 për iPhonët e vjetër