Resurset ujore dhe shfrytëzimi i ujërave të kosovës

Nga territori i Kosovës, në vitin me lagështi mesatare rrjedhin 3.6 x 109m3 (miliard) ujë (121.2 m3 /sec), ndërsa vëllimi i përgjithshëm i akumuluar në akumulimet ekzistuese është 569.690.000 m3, që paraqet vetëm 15,7% të sasisë së përgjithshme mesatare. Pjesa më e madhe e lumenjve i takon pellgut të Detit të Zi 50.7%, Detit Adriatik 43.5% dhe Detit Egje 5.8%.
 
Shumica e lumenjve karakterizohen me rrjedhje të çrregullt sezonale. Rrjedhjet e lumenjve janë më të larta gjatë dimrit ose në fillim të pranverës. Sipërfaqja ujëmbledhëse topografike e Kosovës është 11.645 km2, çka do të thotë se vetëm për 758 km2apo 6.5 % ka mospërputhje me sipërfaqen e përgjithshme të saj (10.887 km2).
 
Ndërsa sa i përket shfrytëzimit të ujrave industria konsiderohet si sektori më i madh i shpenzimit të ujit. Shpenzuesit më të mëdhenj të ujit janë ndërmarrjet e mëdha industriale ( KEK-u New Co Feronikeli, Sharcemi etj.). Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve industriale furnizohet me ujë nga liqenet akumuluese sipërfaqësore. Të dhënat flasin se për nevojat e ndërmarrjeve të mëdha industriale (për procese teknologjike prodhuese, ftohje dhe nevoja sanitare, etj.), shpenzohet me shumë se 30 % e sasisë së përgjithshëm të ujit./ Agjensioni për mbrojtjen e mjedisit të Kosovës./amen
Artikulli paraprakKuptojeni se sa kohë u nevojitet mbeturinave të shpërbëhen, atëherë hidhni?
Artikulli vijues5 Arsyet pse Shqipëria e Madhe do të ishte një ide e mirë sipas buzfeed