765 të vdekur nga temperaturat e larta në Indi

Zyrtarët e agjencisë së menaxhimit të katastrofave në Indi kanë njoftuar se për shkak të valës së të nxehtit të filluar nga 15 maji në rajonin Andhra Pradesh kanë humbur jetën 550 persona, ndërsa në rajonin Telengana 215
 
Për shkak të temperaturave të larta që kanë arritur mbi 47 gradë në jug të Indisë kanë humbur jetën 765 persona.
 
Sipas raporteve në mediat lokale, theksohet se zyrtarët e agjencisë së menaxhimit të katastrofave në Indi kanë njoftuar se për shkak të valës së të nxehtit të filluar nga 15 maji në rajonin Andhra Pradesh kanë humbur jetën 550 persona, ndërsa në rajonin Telengana 215 të tjerë.
 
Drejtuesit e rajonit Andhra Pradesh kanë paralajmëruar popullatën që mes orëve 11.00-16.00 të mos dalin jashtë shtëpive.
 
Ndërsa Kryeministri Chandrababu Naidu, ka njoftuar se familjeve të personave që kanë humbur jetën si pasojë e valës së nxehtit do ti jepen 1 500 dollarë si dëmshpërblim.
 
Agjencia Meteorologjike e Indisë ka parashikuar se në këto dy rajone temperaturat sot do të jenë në mes 29-41 gradë, ndërsa ditën e enjte në rajon mund të ketë reshje të shirave.
 
Gjithashtu njoftohet se ditën e djeshme temperaturat në kryeqytetin New Delhi kanë shënuar 45.5 gradë.
 
Zyrtarët e Agjencisë Meteorologjike të Indisë kanë theksuar se temperaturat e larta janë rritur edhe për shkak të erërave të ardhura nga jugu i Pakistanit.kohaislame
Artikulli paraprakPolicia izraelite arreston 20 palestinezë, mes tyre dhe minorenë
Artikulli vijuesGjendet bomba e Luftës së Dytë Botërore në Koln