Kuba goditet nga stuhia “Isaac”

Stuhia tropikale “Isaac” ka goditur tashmë Kubën Lindore, disa orë pasi shkaktoi përmbytje dhe shkatërrime masive në Haiti, ku katër persona mbetën të vrarë.

Qeveria Kubaneze deklaroi të dielën gjendje alarmi në gjashtë krahina, ndërsa urdhëroi shpërnguljen e disa mijëra personave nga shtëpitë e tyre, të rrezikuara nga shkarjet e dheut.

Në Haiti, ishullin e goditur më parë nga stuhia, dëmet materiale ishin të shumta, por nuk tejkaluan parashimet për përmasat e kësaj tragjedie.

Katër persona humbën jetën, por në ishullin ku mbi gjysmë milionë persona jetojnë në tenda që pas tërmetit që i kushtoi jetën 316 mijë haitianëve, ky bilanc konsiderohet si pozitiv.

Pas Kubës, “Isaac” pritet të mbërrijë në brigjet amerikane dhe të godasë Floridën.

Su rrjedhojë, republikanët shtynë një takim elektoral të Romney, të planifikuar për të dielën, ndërsa banorëve u është kërkuar që të marrin masat për të përballuar këtë stuhi./tch/kohaislame

Artikulli paraprakNorvegjezët nuk janë të kënaqur me dënimin e Breivikut
Artikulli vijuesAuditimi