Ja pse duhet të konsumoni sa më shumë qershitë

Qershia përmban gjithçka që trupi ynë ka nevojë që të jemi të shëndetshëm dhe vital.Janë të pasura me vitamina A, C, E dhe acid folik. Ajo është gjithashtu e pasur me minerale të tilla si kaliumi, magnezi, hekuri dhe fibrat.
 
Më poshtë po rendisim disa nga vetitë kurative të qershive:
 
Mbrojnë nga disa forma të kancerit.
Zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës. Qershia pengon oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, hani sa më shpesh qershia.
Duke ndikuar në zvogëlimin e a arteriosklerozës, qershia ju siguron që të kemi enë të shëndosha të gjakut dhe mbrojnë nga pika në tru.
Për shikim të mirë, hani qershitë, meqë ato kanë ndikim pozitiv në sy.
Përmbajnë kumarinë dhe zvogëlojnë prirjen e gjakut që të trashet, duke zvogëluar kështu rrezikun nga tromboza.
Për shkak të përqindjes së lartë të kaliumit, nxisin nxjerrjen e lëngjeve dhe ndikojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.
Qershitë zvogëlojnë proceset inflamatore në organizëm, shkruan gazeta Start. Poashtu, lehtësojnë vështirësitë te sëmundjet inflamatore reumatike, para së gjithash te artriti reumatoid.
Artikulli paraprak“Nuk luftova për arab, po për Mesxhidi Aksanë”
Artikulli vijuesReagon djali i Sami Lushtakut