Kryeministri Vuçiç njeh mikëpritjen shqiptare: Nuk pati “Provokacija”

Deklaratat se në Tiranë do të provokohej gjatë vizitës së tij, kryeministri serb Vuçiç dje i kaloi me buzqeshje. Rrugët e boshatisura, mijëra efektivët që e ruanin dhe helikopterët që e shoqëronin e bënë të kuptoj kreun e qeverisë serbe që në orët e para të qëndrimit në Tiranë se incidentet ishin gjëja e fundit që shqiptarët do të dëshironin në atë vizitë.
 
Kreu i qeverisë serbe, nënvizoi që në fillim të retorikës përballë gazetarëve se ishte krenar që ishte kryeministri i parë që viziton zyrtarisht Shqipërinë.” Jam i nderuar që jam kryeministri i parë serb që vjen në Shqipëri.
 
Ne dëshirojmë marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Shkëmbimi tregtar dhe projektet janë në interes të të dy vendeve. Janë shumë njerëz që pyesin se pse jam unë këtu. Puna ime është edhe e qeverisë së Serbisë.
 
Ne këtu do të sjellim edhe investitorët tonë, edhe ato shqiptarë në Serbi. Jam i bindur se këtë e bëjmë në interes edhe të popullit shqiptar, edhe atij serb. Jam i bindur edhe për Serbinë edhe për Shqipërinë është me rëndësi që të fitojmë nga këto projekte”, u shpreh kryeminisri serb. Njësoj si homologu shqiptar, Vuçiç nuk la pa përmendur faktin se për të Kosova është një çështje e panegociueshme pasi e sheh si pjesë të Serbisë.
 
“Normalisht nga e shkuara ne nuk mund të ikim, por do të duhet të shohim nga e ardhmja. Është fakt që nuk pajtohemi me Kosovën dhe Metohinë, pasi Serbia e konsideron si pjesë të vetën. Megjithatë duhet të përmirësojmë marrëdhëniet për një të ardhme të mirë. Dëshiroj t’i zgjas dorën e miqësisë popullit shqiptar”, shtoi Vuçiç. Ftesës së kryeministrit Rama për të gjithë qytetarët serbë sa i takon turizmit dhe investimve në Shqipëri i është shtuar edhe premtimi për më shumë projekte konkretë në infrastrukturë nga kryeministri Vuçiç.
 
Sipas tij e ardhmja e afërt pritet të sjellë më shumë investime në Shqipëri dhe motivoi gjithashtu edhe shqiptarët të shkojnë në Serbi. ”Në të ardhmen ne shohim marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Do të sjellim këtu investitorët tanë dhe investitorët tuaj do vijnë në Serbi. Kemi folur jo vetëm për diplomat por dhe për zhvillimin e turizimit. Si të motivojmë qytetarët serbë të vijnë në Tiranë dhe anasjelltas. Jemi në rrugë të mirë që duhet të bëjmë diçka më shumë”, theksoi numri një i qeverisë serbe. Të dy vendet pritet që t’i kërkojnë ndihmë BE-së për ndërtimin e autostradës që do të lidh dy vendet.
 
“Mendoj se është me rëndësi të punojmë së bashku në projekt infrastrukturore të mëdhaja. Me Edi Ramën jemi marrë vesh që së bashku të firmosim një letër që do ia dërgojmë Junker dhe lidershipit të Europës për ndërtimin e autostradës Nish- Prishtinë-Prizren- Morinë- Durres” tha Vuçiç, teksa këmbngulte në qasjen e tij për Kosovën. Ndërkohë në një intervistë për mediat serbe, kryeministri Vuçiç e vlerësoi vizitën si të suksesshme dhe mjaft domethënëse për përpjekjet që dy vendet po bëjnë për tu bërë pjesë e BE-së.
 
Artikulli paraprakQeveria britanike duhet të flasë me adoleshentët myslimanë
Artikulli vijuesXiaomi Mi 5 vjen në fund të vitit