Revoltohet ‘Kauboji’: 5 mln shqiptaro-turq pa të drejtë vote

Këto ditë, në portalet shqiptare po qarkullon një listë me numrin e shqiptarëve që gjenden nëpër botë.

Edhe pse gjetja e saktë e numrit të shqiptarëve nëpër botë mbetet një super-sfidë, sërish portalet e kanë marrë të mirëqenë këtë shifër kaq mbresëlënëse.

ndërkohë, më i shqetësuar duket deputeti Eduart Ndocaj, që thotë se këta shqiptarë, mes tyre 5 milionë në Turqi, nuk kanë të drejtë vote.

“Te gjithe keta shqiptare nuk kane te drejte vote, nuk jane te perfaqesuar e nuk marrin pjese ne jeten politike ne vend. Kontributi i tyre ka qene i rendesishem sidomos per ekonomine, por politika shqiptare ka 25 vjet qe i ka perjashtuar. Ka ardhur koha qe emigrantet te votojne! Pa Voten e Emigranteve, demokracia shqiptare nuk eshte e plote,” shkruan Ndocaj.

Artikulli paraprakKlodi Lesi e goditi 7 herë gruan e tij me thikë
Artikulli vijuesSonila Meço fyen Maqedoninë pa identitet