Moti i keq në SHBA, shkon në 21 numri i viktimave në Teksas

Shkon në 21 numri i viktimave si pasojë e motit të keq në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Autoritet thonë se bilanci  ka shumë gjasa të rritet pasi numri i të humburve është të paktën 40 perosna. Mijëra banorë të prekur nga përmbytjet janë evakuuar dhe qindra shtëpi janë shkatërruar.
 
Guvernatori i zonës Abott ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 14 qarqet e vendit teksa operacionet për shpëtimin e jetëve të njerëzve vijojnë.
 
Të kosnideruara si përmbytjet më të këqija që kanë goditur jugun e Shteteve Të Bashkuara në vitet e fundit, gjendja në Oklahoma është përkeqësuar nga rreshjet e rëna 12 orët e fundit.
 
Sic shihet nga pamjet, gjithcka është nën ujë, teksa 15 persona kanë humbur jetën gjatë kësaj jave vetëm në Oklahoma, përfshirë 6 në Huston.
 
Por nuk mbaron me kaq. Parashikmet e meteorologëve thonë se do ketë reshje shiu dhe stuhi edhe në ditët në vijim./oranews.tv/
Artikulli paraprakXiaomi Mi 5 vjen në fund të vitit
Artikulli vijuesLarje hesapesh mes grupeve rivale, u prishën pazaret e trafikut të drogës