Ekstremisti Wilders dërgon mesazhin e tij anti Islam në Amerikë

Duke dërguar mesazhin e tij islamofob në shtetin amerikan të Kolorados, ekstremisti i djathtë holandez Geert Wilders u bëri thirrje ligjvënësve amerikan për të ndaluar ndërtimin e xhamive dhe për ta ndihmuar atë në ndalimin e “Islamizimit” të perëndimit.

“Nëse ne nuk e ndalojmë Islamizimin, ne do të humbim gjithçka; identitetin tonë, kulturën, shtetin tonë kushtetues demokratik, lirinë tonë si dhe qytetërimin tonë,” tha Wilders para një Samiti ligjvënësish në shtetin Kolorado.
Wilders nga partia e djathtë ekstreme tha se ndalimi i xhamive do të ndihmonte në ndalimin e islamizimit të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Ne duhet të ndalojmë ndërtimin e xhamive të reja. Ka mjaft Islam në perëndim tashmë.”
Ai gjithashtu bëri thirrje për ndalimin e librit të Shenjtë, Kur’anit, duke e cilësuar si “fashist.”
Në vitin 2008 ai kishte publikuar një dokumentar ku kishte akuzuar Kur’anin për nxitje dhune.
Fushata e tij anti Islame, megjithatë i kanë mundësuar partisë së tij të përfitojnë numër të madh pasuesish që nga themelimi në vitin 2006.
Wilders megjithatë, këmbëngul se nuk ka problem me muslimanët.
“Unë gjithmonë e bëj dallimin mes njerëzve dhe ideologjisë. Ka shumë mysliman qe janë të moderuar,” shtoi ai.
“Por me besoni, nuk ekziston diçka si Islam i moderuar – është vetëm një Islam, dhe ai është i rrezikshëm, ideologji totalitare qe është jotolerante, e dhunshme, dhe qe nuk duhet të tolerohet nga ne por që duhet të jemi të përmbajtur,” tha ndër të tjera Wilders për The Colorado Statesmen./mesazhi/kohaislame

Artikulli paraprakNikoliq: Ban mos ta vizitojë Kosovën si shtet i pavarur
Artikulli vijuesPër të forcuar Assadin, Chavez dërgon naftë