Reportazhi i Thefrontliner.net mbi radikalizimin në Kosovë sjell edhe qëndrimet e disa prej hoxhallarëve një pjesë e të cilëve edhe ishin arrestuar për tu liruar menjëherë më pas.
Imami i Xhamisë “Sinan Pasha”, Enis Rama tha se ai kurrë nuk i sygjeroi të rinjët kosovarë për të shkuar në Siri.
Reportazhi potencon se arsyeja e arrestimeve të hoxhallarëve ishte hakmarrje për mos përkrahjen e Ferid Aganit, rrjedhimisht e koalicionit të PDK-së nga ana e tyre në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Vetëm pak ditë para aksionit të arrestimeve, shefi i qeverisë në Prishtinë Hashim Thaçi, e kishte urdhëruar një aksion policor, të cilin edhe e kishte deklaruar në medie, pavarësisht që kjo në fakt do të minonte terrenin e forcave të sigurisë e gjyqësisë. Apo mbase
Imami Enes Goga e mohon përfshirjen në fushata politike partiake, sipas tij “nuk është etike, ngase nuk kemi qëllim ta ndajmë xhematin”.
Për këtë konflikt politik në mes të Hashim Thaçit dhe hoxhollarëve, flet edhe Gëzim Kelmendi, deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai gjatë këtij viti në një prononcim për THEFrontliner.net tha se, “në maj të vitit 2014, Partia e Drejtësisë kishte vendosur t’i bashkangjitej partisë në pushtet PDK-së, për shkak se nuk kishte arritur një marrëveshjeve me hoxhollarë”, të cilët sipas deputetit Kelmendi, “ishin përpjekur të krijonin një listë unifikuese për të përfaqësuar interesat e besimtarëve myslimanë në Kuvendin e Kosovës.” Hoxhollarët ishin përpjekur ta bindnin Ferid Aganin që të riktheshin në listë të votuesve këta emra: Munir Basha, Amir Ahmeti dhe Fuad Ramiqi. E kërkesa e këtyre tre të fundit kishte qenë që Agani të mos ishte bartës i listës, për çfarë z. Agani nuk kishte rënë dakord, gjë që kishte rezultuar me mbylljen e këtyre përpjekjeve dhe dështimin e ndonjë marrëveshje të pretenduar, tregon deputeti Kelmendi.
Fakti se imamët e stigmatizuar edhe nga artikujt e gazetës “Zëri” janë liruar në mungesë të fakteve ligjore, mbështetë edhe pretendimet se Arbana Xharra i ka sulmuar mu ata hoxhallar që kanë vepruar si parandalues të rekrutimeve.
Mediet e përgjithshme të vendit kanë arritur me sukses për të ‘terrorizuar popullsinë civile’. Meqë dëshmitë adresojnë përgjegjësinë ndaj autoritetit në Prishtinë si përgjegjës për krijimin e rrethanave lehtësuese për shkuarjen e të rinjëve në Siri, por për çudi dikush duket të ketë qenë më shumë i interesuar t’i identifikojë imamët që mbase po përpiqeshin t’i parandalonin të rinjët, në vend se të identifikonin rekrutuesit e vërtetë!
Gjatë arrestimeve të gushtit, qeveria ka mbyllur edhe rreth 14 organizata joqeveritare dhe po heton nëse ndonjë nga organizatat kanë lidhje me grupet radikale islamike. Por, asnjë rezultat konkret zyrtar nuk e ka publikuar deri më tani. Sipas Samir Salihut dhe një nga themeluesit e OJQ-së “Njëshmëria”, me këtë vendim qeveria e këtij vendi ka lënë pa ushqim më shumë se 300 fëmijë jetimë, fondet e të cilëve vinin nga ambasada e Kuvajtit në Tiranë.
“Që nga koha kur konflikti filloi në Siri, unë ju kam thënë vazhdimisht të rinjëve të xhematit të mos biejnë pre e çfarëdo përpjekje të jashtme. Unë i kam thirrur ata për të qëndruar në shtëpi, pasi që në qoftë se sirianët janë të gatshëm për të sakrifikuar për lirinë e tyre, unë mendoj se ata kanë mjaft njerëz për ta bërë atë, pa pasur
ndonjë nevojë për të rekrutuar njerëz nga vendi ynë. Kosova duhet të ketë në shtëpi çdo një të vetmin anëtar të popullsisë së saj “, – tha Enis Rama.
Gjatë intervistës, ai tha se qeveria e vendit duhej të kishte ftuar njerëzit e vetë që të kthehen në shtëpi para se të miratonte ligjin kundër atyre që shkuan atje për të luftuar kundër Assadit. “Ne nuk duhet t’i japim mëkatarin djallit”, – shtoi imam Rama. Mirëpo, kur e pyetëm përse Këshilli Islam nuk ka bërë asgjë në lidhje me familjet e izoluara të atyre të të arrestuarve, ai tha: “Se kjo nuk duhet të kishte ndodhur! Ne si shoqëri duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin, duke i dhënë fund idesë se parajsa është në Siri, ngase parajsa është nën këmbët e nënës suaj, në zemër të shtëpisë tuaj” – vazhdoi tutje Rama.
Edhe Imami Goga shprehu qëndrimin se ai kurrë nuk e ka ftuar xhematin e tij për të shkuar dhe për të luftuar në mesin e forcave të armatosura në Republikën Arabe të Sirisë, duke argumentuar se ne kemi shumë probleme në shtëpinë tonë.
Ai si çdo imam tjetër vë në dukje frustrimin, siç e thotë ai, “…propaganda mediatike ishte një luftë e organizuar mirë kundër imamëve”, e cila luftë siç pretendon E. Goga, është e përbërë nga një lloj grupi prej islamofobistësh. “Parimi islam nuk lejon veprime negative, aq më keq kur dikush e bënë këtë në emër të Islamit, me të vërtetë ai ka humbur rrugën e tij drejt paqes dhe dashurisë njerëzore”, – tha më tej hoxha Enes Goga.
Hoxha nga Shkupi Bekir Halimi, gjatë një interviste tregon se ai nuk pajtohet me emërtimin “Islam Politik”. Ai thotë se, “feja përveç pjesës dogmatike e ka edhe pjesën shoqërore, prandaj një lider fetar mund të jetë edhe një lider shoqëror.” Duke e arsyetuar se padrejtësitë që shteti mund t’ia bëjë një individi, lideri fetar duhet ta mbështes atë. “Nëse autoriteti shtetëror bënë një padrejtësi kundër një grupi shoqëror apo individi, lideri fetar duhet të angazhohet për të mbrojtur të drejtën civile” – thotë ai.
Por në këtë pretendim ai si prijës fetar nuk e ndanë dot vetën nga aktivisti politik, duke argumentuar se “një njeri nuk mund të ndahet nga puna e tij profesionale dhe karakteri i tij njerëzor”, pasi që siç thotë ai: “…ju si gazetar nëse ballafaqoheni me një problem në lagjen tuaj, ju veproni si humanist, mirëpo nuk mund të ndaheni nga profesioni juaj si gazetar, pasi që duhet të përdorni profesionin për të shkaktuar ndikimet e nevojshme për të arritur qëllimet e nevojave të lagjes” – thotë ai.
Duke aluduar se ai si një imam ka punuar vazhdimisht për të parandaluar rininë të biejnë pre e përpjekjeve për t’i dërguar ata në rrugë të gabuara deri në luftën e Sirisë, ai thotë: “Nëse ju si profesionist e përdorni detyrën tuaj profesionale për t’i mbrojtur interesat e shoqërisë, atëherë unë mendoj se është zbatim korrekt i profesionit”. Prandaj, ai thotë se “që të dallojmë një radikal në territoret shqiptare është e lehtë, pra nëse një individ përdorë forma jodemokratike për të promovuar idetë e tij, ai është një radikal.” Ai tregon se në Ballkan më shumë kemi shembuj të radikalizmit nga partitë politike se sa nga subjektet fetare, duke qenë se sipas imamit Bekir Halimi,“partitë politike janë radikalizuar aq shumë saqë kanë shkuar deri në atë nivel kur edhe janë të përfshira në atentate ndaj rivalëve politik”.
Për bashkangjitjen e shqiptarëve në luftën e Sirisë, Hoxhë Bekir Halimi akuzon qeverinë në Prishtinë, pasi që ai thotë se “qeveria në Prishtinë ka bërë thirrje të hapur që t’i mbështesin sirianët për t’u çliruar”. Ai kujton edhe luftërat në Palestinë e shumë vende tjera në Lindje të Mesme, mirëpo nuk ka shqiptar askund tjetër pos aty ku janë thirrur nga qeveritë, të cilat kanë parapëlqyer të rreshtohen përkrah bashkësisë ndërkombëtare. “Ne kemi fol për Sirinë, p
or që nga fillimi. Kemi thënë se ai është vend i bekuar fetarisht, mirëpo kemi thënë që nga fillimi se s’ka nevojë askush prej nesh të shkon atje”, duke rreshtuar tri arsye: 1) Sepse ata nuk kanë nevojë për njerëz; 2) Sepse ne i kemi problemet tona reale; 3) Një njeri që merret me çështje militare dhe nuk është i përgatitur në aspektin e ndërtimit psikik, mund të shëndërrohet në një njeri të rrezikshëm, duke shtuar se ky problem ekziston edhe me forcat e rregullta ushtarake.
Tutje hoxhë Halimi tregon se ka qenë cak i sulmeve virtuale, pikërisht për shkak të angazhimit të tij kundër shkuarjes së rinisë në Siri.
“Për shkak të veprimtarisë tonë që i inkurajojmë xhematin të rrinë në shtëpi dhe të mos shkojnë në Siri, ne jemi sulmuar në botën virtuale. Imamët e arrestuar në Kosovë janë kërcënuar” – thotë Hoxhë Halimi, duke përfunduar se ka njerëz radikalë që mund të kenë mendime të tilla, mirëpo e mira është që sipas tij, kjo nuk është shndërruar në një dukuri shoqërore tek shqiptarët.
Imami Bekir Halimi tregon se në vazhdimësi i kanë treguar të rinjëve se “të shkosh në Siri, nuk është guxim dhe nuk është krenari”!