Asadi jep mbështetje për përparimin e ISIS

Theksohet se ushtria siriane kanë mbështetur me sulme ajrore forcat e organizatës terroriste ISIS për të përparuar në rajonet të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve në veri të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Ahmed Muhammed, një nga përgjegjësit e shtypit të frontit të Damaskut në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke theksuar se regjimi i Asadit kanë mbështetur me sulme ajrore forcat e organizatës terroriste ISIS për të përparuar në rajonet të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve në veri të Halepit tha se “edhe forcat e regjimit, edhe ato të ISIS janë bashkuar dhe sulmojnë rajonet nën kontrollin e opozitarëve”.
 
Ai ka vënë në dukje se avionët dhe helikopterët luftarakë të ushtrisë siriane kanë ndërmarrë sulme intensive në rajonet të cilat janë nën kontrollin e kundërshtarëve të qeverisë në veri të Halepit. Gjithashtu ja pohuar se: “Në sulmet e ndërmarra nga avionët luftarakë të regjimit në vendbanimet në veri të qytetit në rajonin Tel Rıfat kanë humbur jetën 20 civilë si dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Në veri të Halepit sulmojnë edhe forcat e regjimit edhe ato të ISIS”.
 
– ISIS kërkon të përparojë drejt Halepit-
 
Muhammed i cili ka vënë në dukje se grupet e bashkuara opozitare po luftojnë me ISIS përreth fshateve Soran, Umm’ul Kura në veri të Halepit ai ka theksuar se “DAESH duke siguruar kontrollin e komunës Mari e cila ka një rëndësi strategjike në veri kërkon të përparojë drejt Halepit. Rajoni Mari e cila kërkohet të merret nën kontroll nga DAESH po bombardohet intesivisht nga avionët luftarakë të ushtrisë siriane. Regjimi po jep mbështetje nga ajri në mënyrë që DAESH të përparojë në rajon. Ngjarjet e fundit në veri të Halepit është dëshmi e madhe e bashkëpunimit të DAESH me regjimin”.
 
Muhammed i cili tërheq vëmendje se ISIS po sulmon me artileri dhe mortaja, ka shtuar se: “Që nga mëngjesi e deri tani avionët luftarakë kanë sulmuar me ‘bomba fuçi’ rajonin Handarat në veri të Halepit, Ritjan, komunën Hardetejn me Tel Karak dhe fshatin Ihsan. Regjimi për përparimin e organizatës terroriste DAESH në veri do të bëjë atë që do të ketë mundësi”.
 
– “Asadi ka firmosur masakrën në Halep”-
 
Muhammed i cili ka theksuar më tej se helikopterët e ushtrisë siriane kanë sulmuar vendin e tregut në rajonin Xhub Kube të lagjes së vjetër të Halepit ka pohuar më tej se: “Në sulmet e regjimit në vendin e tregut në Xhub Kube kanë humbur jetën 14 persona duke përfshirë gra dhe fëmijë. Asadi duke sulmuar vendin e tregut në Halep ka firmosur një masakër të madhe. Avionët luftarakë çdo ditë sulmojnë me ‘bomba fuçi’ rajonet me popullatë intensive në qytet dhe e tërë bota është duke shikuar këtë. Po vrasin popullin tonë duke sulmuar njëri në veri e tjetri në qytet. ISIS dhe regjimi ndihmojnë njëri-tjetrin në çdo aspekt”.
Artikulli paraprakMadridi: Mirëpret Konferencën ‘Mrekullitë Shkencore në Kur'an dhe Sunet’
Artikulli vijuesMadridi: Mirëpret Konferencën ‘Mrekullitë Shkencore në Kur'an dhe Sunet’