Rritet numri i të vdekurve nga shpërthimi në Egjipt

Është rritur numri i të vdekurve nga shpërthimi në Al Xhize të Egjiptit dhe aktualisht numri i të vdekurve është 10.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, duke cituar burime mediatike nga Egjipti, nga shpërthimi në rrugën Montehi në rajonin Ahram në Xhize, perëndim të Kajros, kryeqytet i Egjiptit, janë vrarë të paktën 10 persona në mesin e të cilëve janë 7 policë.
Nga ky shpërthim janë plagosur dhjetëra persona. Ky sulm i personave të armatosur ishte drejtuar kundër ndërtesës së policisë egjiptiane e cila gjendet në këtë rrugë.
Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve Anatoli nga Turqia duke cituar zyrtarë lokalë, ka njoftuar për një shpërthim në një fabrikë municionesh në Kajro.
Artikulli paraprakParalajmërohet për mungesën e madhe të ushqimit në Rripin e Gazës
Artikulli vijuesMarzouki: “Rusia i mundësoi avantazh regjimit të Asadit”