"Elementi themelor i ushqimit në Ramazan duhet të jetë uji"

Kryetari i Fondacionit të Veshkave në Turqi, Timur Erk, duke theksuar se në muajin e Ramazanit mes iftarit dhe syfyrit duhet të konsumohet mjaftueshëm lëngje, ka vlerësuar se “uji i cili ka një rëndësi të veçantë krahas shëndetit të veshkave edhe në sistemin e muskujve, lëkurës, tretjes ai duhet të merret si element parësor në të ushqyerit”, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Erk në një deklaratë me shkrim në lidhje se çfarë duhet të bëhet në lidhje me shëndetin e veshkave në Ramazan, ka shpjeguar se në Ramazan i cili përkon në muajt e verës vërehen rritje të ankesave në sëmundjet e veshkave për shkak të mos balancimit të ujit dhe kripës së trupit.
 
Ai duke vënë në dukje se ata kanë shënuar një rritje të rëndësishme në punimet e kryera në lidhje me shëndetin dhe ushqyerjen e veshkave, ka theksuar se  janë duke vazhduar nismat në çështjet me rëndësi si në konsumimin e mjaftueshëm të ujit dhe parandalimin e përdorimit të tepërt veçanërisht të kripës dhe sheqerit.
 
Erk i cili ka tërhequr vëmendjen se uji i cili ka një rëndësi të veçantë krahas shëndetit të veshkave edhe në sistemin e muskujve, lëkurës, tretjes, duhet të merret si element parësor në të ushqyerit gjatë gjithë muajit të Ramazanit, ka theksuar se pa qenë shëndeti nuk mund të kryhet obligimi (farz) i agjërimit. Ai ka paralajmëruar më tej se të sëmurët që kanë probleme të tepërta të veshkave dhe me dializën nuk duhet të rrezikojnë duke agjëruar.
 
Timur Erk, ka dhënë edhe disa këshilla: “Personat mes iftarit-syfyrit duhet të konsumojnë mjaftueshëm lëngje, të ushqehen mjaftueshëm, të përdorin ilaçet duke koordinuar dozën-orën dhe të qetësohen duke fjetur mjaftueshëm, këto do të jenë jashtëzakonisht pozitive. Ndërsa edhe personat të cilët nuk kanë probleme me veshkat nuk duhet të rrezikojnë shëndetin e veshkave duke konsumuar tepër kripë, por duhet të tregojnë rëndësi në përdorimin e ujit të bollshëm”.
 
– “Uji i tepërt nuk dëmton veshkat, konsumimi i pakët i ujit mund të shkaktojë gurë dhe infeksion”-
 
Ndërsa zëvendës kryemjeku në Qendrën e Dializës Ahmet Ermiş të Fondacionit të Veshkave në Turqi, Ass. Docent Dr. Bilal Görçin ka theksuar se të sëmurët me gurë të vegjël, infeksion në kanalet urinare ose të sëmurët me funksion të reduktuar mund të mbajnë lehtësisht agjërimin.
 
Görçin, ka theksuar më tej se të sëmurët me tension dhe sëmundjen e sheqerit, sëmundja e veshkës polikistik dhe ata që janë me një veshkë, ata që kanë gurë të pa trajtueshëm në dy anët e veshkave, ata që kanë kaluar sëmundje serioze të veshkave kur kanë qenë fëmijë. janë të rrezikuar nëse agjërojnë.
 
Ai ka shpjeguar se vendosja nën kontroll e diabetit dhe të tensionit është shumë e rëndësishme për veshkat dhe ka shtuar se: “Në njësinë tonë nga 250 të sëmurë që hyjnë në dializë 150 prej tyre kanë si shkaktarë diabetin dhe tensionin në pa-mjaftueshmërinë e veshkave. Një pjesë e këtyre të sëmurëve bëhen të sëmurë dialize. Sa më mirë të kontrollohen diabeti dhe tensioni aq më pak preken veshkat. Për këtë arsye personat e shëndetshëm duhet të qëndrojnë larg kripës dhe sheqerit. Personat që kanë në familjen e tyre pjesëtarë me tension të lartë dhe diabet duhet të kryejnë kontrolle të vazhdueshme, duhet të kenë kujdes në dieta dhe të largohen nga obeziteti i cili nxjerr në pah të dy këto sëmundje”.
 
Ass. Docent Dr. Bilal Görçin për shëndetin e veshkave ka argumentuar se: “Uji i tepërt nuk dëmton veshkat, ndërsa konsumimi i pakët i ujti shkakton infeksion dhe gurë. Kushti i parë është që ushqimet të jenë me sa më pak kripë, kështu ngritjet e tensionit dhe etja do të jetë më e paktë. Ushqimi duhet të konsumohet në intervale dhe jo përnjëherësh. Nëse nuk ka probleme të kaliumit duhet të konsumohen mjaftueshëm fruta. Pijet si Cola, ujë me gaz, kafe, çaj dhe pijet me gaz për shkak se ato përmbajnë sodium mund të rrisin tensionin. Problemi më i keq që hasin të sëmurët me veshkat është rritja e tensionit. Nëse rritet tensioni pavarësisht masave të marra atëherë duhet të përdoren ilaçet dhe të ndërpritet agjërimi. Nëse konsumohen pak lëngjet tek të sëmurët me gurë në veshka mund të krijohen dhimbje, nëse do të jetë e nevojshme duhet të ndërhyhet”.kohaislame
Artikulli paraprakBrammertz:Në Srebrenicë është kryer gjenocidi, jam i shqetësuar që disa e mohojnë
Artikulli vijuesParlamenti Evropian miraton raportin mbi përparimin e Turqisë drejt BE-së