Disa truke kundër çrregullimit të gjumit

Gjumi është pjesë integrale dhe e pazëvendësueshme e jetës sonë. Por si pasojë e faktorëve të jashtëm të tilla si zhurma, nxehtësia dhe sidomos stresi ju mund të keni shqetësime. Për çrregullimet e gjumit, ekzistojnë disa medikamente natyrale, të cilat mund t’iu ndihmojnë të flini përsëri.

Shkaqet e pagjumësi janë të ndryshme dhe për pasojë trajtimet e përdorura janë gjithashtu të ndryshme. Një çrregullim kalimtar mund të trajtohet me një çaj kamomil të mirë ose lulebliri. Një dush i ngrohtë i shoqëruar me vajra esenciale janë disa elementë që ndihmojnë në tejkalimin e problemit.

Nëse çrregullimi i gjumit është i vazhdueshëm, trajtimi afat-gjatë me lule portokalli, lule limoni apo murrizi është i nevojshëm. Ky ilaç bimor mund të merret si çaj, ose kapsulë.

Stresi është një nxitës i problemeve me gjumin.

Kështu që në këto raste këshillohet marrja e vitaminave, magnezit, manganit, të cilat do t’iu ndihmojnë për të rivendosur qetësinë. /albeu/kohaislame

Artikulli paraprakUshtrimet fizike riparojnë trurin e dëmtuar nga alkoli
Artikulli vijuesNë vitin 1912 muslimani i fal dy rekate para se ta varrin