Parlamenti Evropian miraton raportin mbi përparimin e Turqisë drejt BE-së

Ministri për Çështjet e BE-së i Turqisë, Volkan Bozkir hodhi poshtë raportin e deklaratës së sotme të Parlamentit Evropian...
 Parlamenti Evropian sot miratoi një raport mbi përparimin e Turqisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian për vitin 2014, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Raporti është miratuar me 432 vota pro, 94 kundër dhe 127 abstenime në parlament. Duke folur pas votimit, raportuesja e Parlamentit Evropian për Turqinë, Kati Piri, përfaqësuese e socialistëve holandez në Parlamentin Evropian, tha se BE-ja dhe Turqia janë partnerë të rëndësishëm strategjikë, interesi i përbashkët i të cilëve është bashkëpunimi i ngushtë dhe në mënyrë efektive.
 
Piri përshëndeti zgjedhjet parlamentare të mbajtura këtë të diel në Turqi, duke thënë se ato “tregojnë forcën e demokracisë turke dhe frymën demokratike të qytetarëve të saj.”
 
“Ky raport gjithashtu qartazi thërret për bashkëpunim më të madh dhe jo më të vogël me Turqinë në të gjitha nivelet”, tha Piri.
 
Raporti mbi përparimin e Turqisë drejt BE-së për vitin e kaluar u vlerësua për përpjekjet për të arritur marrëveshje “gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm”, me popullsinë e saj kurde. Raporti lavdëron Turqinë për “mbështetje të paçmuar” ndaj refugjatëve sirianë, dhe bënë thirrje për pranimin e akuzave armene në lidhje me pretendimet për ngjarjet e vitit 1915.
 
Gjithashtu nga Komisioni Evropian kërkohet për të “rishikuar zbatimin e negociatave me Turqinë për anëtarësim në BE dhe për të gjetur mënyrë se si marrëdhëniet e BE-së me Turqinë do të mund të përmirësohen dhe intensifikohen”. Nga Komisioni Evropian është kërkuar që të mbështes përpjekjet e qeverisë turke për të realizuar procesin e paqes me komunitetin kurd nëpërmjet programeve socio-ekonomike dhe arsimore në juglindje.
 
Ministri për Çështjet e BE-së i Turqisë, Volkan Bozkir hodhi poshtë raportin e deklaratës së sotme të Parlamentit Evropian, duke e quajtur atë të papranueshme duke marrë parasysh se ai kishte kërkuar që vendi të pranojë akuzat në lidhje me ngjarjet dhe pretendimet e vitit 1915, të cilat nuk konfirmohen me asnjë vendim të gjykatës.
 
Bozkir tha se ky është raporti i parë i Parlamentit Evropian të cilin vendi i tij ndonjëherë e kishte refuzuar.kohaislame
Artikulli paraprak“Elementi themelor i ushqimit në Ramazan duhet të jetë uji”
Artikulli vijuesSirianët vazhdojnë të largohen nga zonat e konflikteve për në Turqi