Kryeministri i Tunizisë jep dorëheqje

Kryeministri i Tunizisë, Ali Larayedh, ka thënë se jep dorëheqje, në përpjekje për t’i dhënë fund bllokimit politik dhe trazirave në vend.
Dorëheqja e tij, e cila është negociuar me opozitën, do të lejojë një qeveri të përkohshme të pavarur të udhëheqë Tunizinë deri në zgjedhjet e reja, që do të mbahen me kushtetutën e re, transmetojnë mediat.

Dorëheqja e Larayedhit, anëtar i partisë islamike Ennahda, vjen afro tre vjet pas përmbysjes së diktatorit Zine El Abidine Ben Ali, që ka shënuar edhe fillimin e Pranverës Arabe. /

Artikulli paraprakBIK-u apelon: Kthehuni nga Siria
Artikulli vijuesTitrimi i videove