Bimët që mjekojnë bajamet

Megjithëse produktet e ëmbla shpesh nuk janë të rekomandueshme për shëndetin, mjalti mbetet ende ushqim i veçantë për shkak të vitaminës B, që përmban. Mjalti ka veti kuruese dhe dezinfektuese, jo vetëm ndaj infeksioneve të bajameve, por edhe ndaj sëmundjeve të tjera.

Shumë mjekë popullorë e rekomandojnë mjaltin në përzierje me bimë të tjera mjekësore siç është sherebela.

Çaji përftuar nga zierja e bimës së sherebelës ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Kjo kurë vazhdon deri në përmirësim të bajameve. Mjalti këshillohet nga mjekët edhe në gërvishtje të vogla të lëkurës, pasi përmban veti dezinfektuese për plagën. Mjalti përmban 14-20% ujë, sheqer, materie azotike, vitamina. Ndërkohë që 300 gramë sheqer, mund të krahasohen me 250 gramë mjaltë.

 

Bimet e sherebeles, këputja e arrave dhe boçet e hormoqit:

Një tjetër mënyrë për kurimin e acarimit të bajameve është edhe përzierja e disa bimëve. Në një raport 1 me 1, përzihen bimët e sherebelës, këputja e arrave dhe boçet e hormoqit. Nga këto përgatitet çaji, i cili ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Me çajin e përgatitur shpëlahet fyti (gargarë) për çdo 15 minuta.

 

Mëllaga e bardhë:

Një tjetër bimë që shërben për kurimin e bajameve është edhe mëllaga e bardhë. Pjesët që përdoren për këtë qëllim janë rrënjët e bimës. Pasi thahen, ato copëtohen dhe me to përgatitet çaji. Edhe ky çaj përdoret në formë gargare për shpëlarjen e fytit. Mund të përdoret sa më shpesh, në mënyrë që edhe efekti të jetë më i shpejtë.

 

Lule pjeshke:

Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë. Për këtë qëllim përdoret edhe pluhuri i luleve të thara e të imtësuara të pjeshkës, i cili merret me majë të lugës për çdo përdorim.

 

Angjinarja:

Një tjetër mjekim për inflamacionin e bajameve është edhe përdorimi i bimës së angjinares. Angjinarja zihet mirë me gjithë gjethe. Me lëngun e përftuar prej tyre bëhen kompresa të ngrohta nga jashtë fytit. Kjo mënyrë përdoret për çdo 20 minuta. Shpesh acarimi i bajameve mund të shoqërohet me ngjirje të zërit dhe dhimbje të fytit. Për të sjellë sërish zërin në gjendjen e mëparshme, mjekësia popullore sjell një prej mënyrave të saj. Për këtë qëllim, merren 1 deri në 2 pika vaj dafine. Këto hidhen në shurup dhe më pas pihen. Shumë shpejt do të vihet re një përmirësim i dukshëm.

 

Kamomili:

Një nga bimët mjekësore, që ka gjetur edhe përdorim të shpeshtë për shërimin e disa sëmundjeve, është kamomili. Edhe në rastin e bajameve të acaruara ai mund të përdoret, duke u përgatitur me mjaltë. Masa e përftuar më pas mund të pihet në formë çaji deri në tri herë në ditë.

 

Duhanpirja pasive në fëmijëri lë shenjë gjithë jetën :

Një grup shkencëtarësh kanë arritur të tregojnë se pirja pasive e duhanit, sidomos gjatë viteve të para të jetës së njeriut, shkakton probleme serioze në aparatin e frymëmarrjes. Studimi është kryer në Singapor dhe është punuar mbi një kamp prej 35.000 individësh në moshë madhore, që nuk pinin duhan.

Nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se të gjithë ata persona, që gjatë fëmijërisë kishin jetuar me prindër që pinin duhan, vuanin nga probleme që prekin aparatin e frymëmarrjes. Por ajo që duhet nënvizuar, është përfundimi se ata persona që kishin përdorur shumë fruta, sojë dhe ushqime të tjera që përmbanin fibra, kishin rezultuar më të mbrojtur nga disa efekte të dëmshme për shëndetin, që kishin si burim ekspozimin e parakohshëm ndaj tymit te duhanit.

Studimi është kryer nga një grup studiuesish të « National Institute of Environmental Health Science » (NIEHS), « National Institute of Health », Universiteti i Minesotes dhe të « National University of Singapore » dhe është publikuar në faqen e Internetit në « Thorax ».“Ky studim sjell fakte të reja për tezën se, pirja pasive e duhanit gjatë viteve të para të jetës, shkakton probleme serioze mbi shëndetin, të cilat lënë shenëe gjatë gjithë jetës”, komenton David Schëarz, drejtor i “NIEHS”.

Sipas studiuesve, një sasi prej 7,5 gramë fibrash në ditë (baraz me dy mollë), ndihmon për të lehtësuar kollën kronike, e shkaktuar nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit, falë aftësisë së tyre për të ulur përqëndrimin e glukozit në gjak, për të ulur inflamacionin dhe favorizuar proceset antioksidante, duke mbrojtur organet e aparatit të frymëmarrjes. /ballkan/

Artikulli paraprakSi "mbyllën" shejtanët gjatë Ramazanit
Artikulli vijuesAgjërimi, sekret i jetëgjatësisë “Po ta dini agjërimi është më i dobishëm për ju.”