Kuvajti dhuron 540 mijë euro për shoqërinë civile në Kosovë

Najeeb A. Al-Bader, Ambasador i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri dhe jo rezident në Kosovë, dorëzoi në emër të Shtetit të Kuvajtit një kontribut prej 540 mijë Euro për organizatën joqeveritare në Kosovë, Patient Help Fund.
 
Gjatë një takimi të zhvilluar në ambientet e Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë midis Ambasadorit të Kuvajtit Najeeb Al-Bader dhe Drejtorit të kësaj Organizate, Islam Cakaj.
Ambasadori Al-Bader bëri me dije se ky kontribut ka për qëllim të ndihmojë në projektet zhvillimore për komunitetin e fëmijëve jetim dhe njëkohëisht rikonfrimon rolin humanitar të Kuvajtit në të gjithë botën.
Al-Bader shtoi se ky kontribut simbolizon përkushtimin e popullit Kuvajtjan në punë humanitare kundrejt komuniteteve në disavantazh dhe grupeve vulnerabël.
Nga ana e tij, Drejtori i Patient Help Fund, Islami Cakaj shprehu vlerësimin e tij të madh për kontributin bujar të Shtetit të Kuvajtit.
Ai vuri në dukje se kjo asistencë reflekton vazhdimësinë e projekteve zhvillimore në Kosovë, të cilat kanë për qëllim përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të komunitetit jetim.
Cakaj theksoi edhe një herë, rëndësinë jetike të këtij kontributi, i cili do të mundësojë zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me riintegrimin e jetimëve lidhur me zhvillimin dhe promovimin e aftësive të tyre.
Artikulli paraprakVdes kikbokseri Ilir Beqiri – Statusi i tij i fundit në facebook SHEHADETI!
Artikulli vijuesNdërron jetë Presidenti i 9-të i Turqisë Suleyman Demirel