TIKA do të restauroj 3 xhami në Maqedoni

Është nënshkruar protokolli me Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë për restaurimin e 3 xhamive të periudhës osmane
 
Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) në Maqedoni do të restaurojë xhamitë që përkujtojnë Osmanlinjtë, si xhaminë Sulltan Murat, xhaminë Alaxha në Shkup dhe xhaminë Saraj Shah.
Në një deklaratë me shkrim nga TIKA theksohet se është nënshkruar protokolli me Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë për restaurimin e 3 xhamive dhe rregullimin përreth tyre. Restaurimi i këtyre xhamive do të përfundojë brenda 2 viteve.
Në deklaratë gjithashtu është theksuar se xhamia Is’hakije e cila është në përfundim të restaurimit dhe e cila ndodhet në qytetin e Manastirit në Maqedoni do të hapet për besimtarët në muajin e Ramazanit.
Artikulli paraprakErdogan: Drejtësia në Egjipt merret nëpër këmbë
Artikulli vijuesMinistrja franceze e Mjedisit, thirrje për bojkotim të “Nutella-s”