Bota duhet të shikojë mbi krimet e Asadit

Bota duhet të shikojë mbi krimet e Asadit
 
Tabloidi më i madh gjerman, Bild, i ka kushtuar një artikull mbi krimet që diktatori sirian, Asad, ka kryer mbi fëmijët e bashkëkombasve të vet.
 
Në kohët kur Maqedonia përballet me fluksin e madh të emigrantëve, kryesisht sirianë, në një artikull të Bild, janë shfaqur foto ekstreme të fëmijëve të përgjakur nga predhat e regjimit sirian.
“Fytyrat e tyre janë të mbushura më dhimbje dhe pikëllim. Duart dhe këmbët i kanë të mbuluara më gjak, ndërsa teshat të dërrmuara nga predhat. Ata janë fëmijë, të cilët nuk e mesuan kurrë, se çdo t thotë të jesh fëmijë dhe me gjasë, nuk do e mësojnë edhe në të ardhmen,” shkruhet në artikullin e tabloidit Bild.
 
Fotot janë marrë këtë javë në rrethinat e Damaskut dhe mbase duhet të kuptojmë më mirë dhimbjet që kanë kaluar emigrantët, të cilët ndodhen sot në Maqedoni. Ata nuk ndodhen këtu për punë, luks apo dicka tjetër, por për të kërkuar një të keqe më të vogël. Shumë sysh janë edhe doktorë, profesorë, të cilët kanë qenë të detyruar të largohen. Andaj nga ne lypset, përkundër fatkeqësive tona, ti mirëpresim dhe t’ju ndihmojmë në udhëtimet e tyre.
 
Pergatiti: Fitim Dika
Artikulli paraprakKOSI I PERGATITUR NE SHTEPI LUFTON KANCERIN
Artikulli vijuesNga e hëna, çdokush do të mund t’i transportoj emigrantët