Pas rriqrave, në Kosovë tani kërcënojnë edhe gjarpërinjtë

Përveç pickimit nga rriqrat, këtë vit njerëzit, veçmas banorët e vendeve rurale, po rrezikohen edhe nga gjarpërinjtë. Vetëm për një muaj, në Klinikën Infektive në Prishtinë, nga kafshimi i gjarprit kanë kërkuar ndihmë 13 persona.
 
Fatmirësisht asnjëri nga këta pacientë, pavarësisht gjendjes së rëndë që kishin, nuk ka përfunduar me fatalitet apo me ndonjë komplikim më të thellë.
 
Në Infektive, mjekët thonë se janë të pajisur me terapinë e nevojshme për mjekimin e të prekurve nga gjarpri. Ata bëjnë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes në ambientet e hapura në vendet rurale. Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani tregon se pacientët e kafshuar nga gjarpri kanë qenë nga vende të ndryshme të Kosovës. Ai thotë se pacientët janë pranuar në klinikë në një gjendje mjaft të rëndë, por me t’iu dhënë serumi kundër helmit, ata kanë dalë jashtë rrezikut për jetë. Ai thotë se deri tani nuk ka pasur raste me dëmtime të rënda, siç janë organet e veshkës dhe mëlçia.
 
Megjithatë, ai tregon se nuk ka asgjë alarmuese, dhe se klinika që ai drejton është mjaft e përgatitur për të zbatuar terapinë e nevojshme.
 
Kafshimi nga gjarpri mund të kalojë në sëmundje që njihet si mjaftë serioze. Sipas studimeve botërore, rreth 2 për qind e të sëmurëve mund të përfundojnë me fatalitet.kohaislame
Artikulli paraprakSyla, Limaj, Buja e Haradinaj në mesin e 40 të kërkuarve nga Serbia
Artikulli vijuesDjali i Bin Laden: Dua certifikatën e vdekjes së tij!