Kreu i qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq u duk më në qejf të dielën kur edhe foli për takimin e së hënës në procesin e dialogut me Prishtinën.
Ai tha se Serbia është e gatshme për kompromis, veçse pret që kjo të jetë reciproke, transmeton Klan Kosova.
“Nuk do ta kemi të lehtë as këtë herë. Mirëpo, unë mund t’ju them se do të luftojmë për popullin tonë në Kosovë dhe cili do të jetë rezultati do të shohim nesër”, tha Vuçiq. “Janë të nevojshëm kompromiset, por këtë duhet ta kuptojë edhe pala tjetër”.