Tri kisha të reja në Lisiçe të Shkupit. BDI HARTON

Një numër i madh besimtarësh, në liturgjinë e së dielës, u mblodhën në Kishën e Shën Jovanit, që është e fundit në bulevardin “Serbia”. E njëjtë ishte atmosfera edhe në kishën që ndodhet në udhëkryqin tjetër. Kur u afruam te kisha e tretë e cila gjendet pranë kullave të Xhevairit, aty gjetëm një pamje krejtësisht tjetër: kishë gjysmë të zbrazur dhe mezi 2-3 besimtarë. Një pjesë e besimtarëve thonë se ndërtimi i objekteve fetare është i arsyeshëm. Të tjerë ndërkaq, konsiderojnë se lagja tanimë është ngulfatur nga numri i madh kishave.

“Mendoj se mjafton. Ja, këtu çdo të diel mbahet liturgji. Kisha është e madhe dhe mund t’i pranojë besimtarët edhe nga Aerodromi edhe nga Novo Lisiçeja. “

“Kisha duhet të ndërtohen, sepse populli ashtu dëshiron. Le të ketë kisha, po kush të dojë le të vijë, e kush jo.  E bekoj personin nga Çifligu, që na e ndërtoi këtë kishë”.

“Dy apo tre më të mëdha po ndërtohen dhe plus këto më të voglat që  janë, janë të tepërta. Nuk më pëlqen fakti që në çdo semafor filloi të ndërtohet nga një kishë”.

“Unë personalisht e mbështes këtë ide sepse mendoj se s’ka asgjë të keqe në ndërtimin e kishave. Ato ndërtohen që të përhapin paqe e jo dhunë”.

“Mendoj se është e tepërt. Gjithçka që është e tepërt, nuk bën. Gjithçka që bëhet me detyrim, nuk është gjë e mirë. Çdo gjë ka kufij”, thonë banorët e Novo Lisiçes.

Përgjatë rrugës ndaluam edhe te një udhëkryq tjetër, në afërsi të Klinikës ortopedike. Në kishë vërejtëm praninë e priftit i cili të dielave rregullisht vjen në këtë kishë, por kishte shumë pak besimtarë.

Objekti pas është një nga tri kishat që po ndërtohen momentalisht në Komunën e Aerodromit. Të dyja gjenden këtu në lagjen Novo Lisiçe, në largësi prej vetëm një kilometër. E treta është në hyrjen e Aerodromit, menjëherë pas stacionit hekurudhor.

Siç kuptuam nga banorët, investitorë të këtyre objekteve janë biznesmenë të njohur. Në këtë lagje, krahas këtyre kishave, gjenden edhe kisha të vogla mëhallash nëpër oborret e ndërtesave, të cilët po ashtu janë ndërtuar me mjete të siguruara nga donacionet. Që mjedisi fetar të kompletohet, në hyrje të Novo Lisiçes, para tri viteve u ngrit edhe një kryq 50 metra i lartë, i njëjtë si ai që u planifikua të ngrihej në Butel./TV21

Artikulli paraprakPolicia maqedonase akuzohet se ka rrahur fëmijët refugjatë
Artikulli vijuesZëdhënësi i BESËS – Tetovë: Do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve (FOTO)