Nje perspektive sociologjike mbi "mikepritjen shqiptare"

Shkodran Ramadani
 
 
Nuk duhet harruar se ”mikepritja shqiptare” me teper i eshte referuar nje periudhe paramoderne, sesa asaj moderne, pra periudhes sone. Per te verejtur kete kapercim dhe kete transformim, mund te marrim shembull pikerisht muajin e ramazanit. Hic me larg se para 10-15 viteve familjet e besimit musliman pothuajse gjysmen e iftareve te muajit te agjerimit e prisnin si mysafire, e gjysmen si mikepritese. Ndersa ne kete ramazan, vizitat per iftar jane gjithnje e me te rralla. Sot edhe nese ka organizime te perbashketa, behen neper hotele e restorane, larg shtepive, aty ku tradicionalisht eshte pritur mysafiri. Njejte ka ndodhur edhe me dasmat. Ato jane zhvendosur nga ahengjet njejavore shtepiake, tek ahengjet disaoreshe neper hotele e restorane. Tani me nuk gatuan mikepritesi, por kuzhinieret e restoranit. Dhe kjo eshte normale per shoqerite qe futen ne procesin e modernizimit. Shoqeria fisnore dhe tradicionale fillon te dekompozohet dhe ajo moderne fillon te ze vend. Zinxhiri fisnor nis e keputet dhe nga hallkat e tij fillojne te krijohen unaza te ndara te familjeve berthame. Moderniteti eshte procesi permes te cilit shoqerite orvaten qe te shkeputen nga tradita. Tani shtepite me nuk ndertohen te medha, por me te vogla, sepse ato me nuk pritet te jene bujtina per mysafiret qe po behen fenomen gjithnje e me i rralle. Tani ne vend te shilteve e dyshekeve, ka shtreter me korniza te medha. Dikur nje dhome e vogel mund te zinte shume dysheke e shilte, kurse sot nje dhome mund te ze me se shumti dy shtreter. Me pare kishte sofra ku mund te uleshin kembekryq me shume se dhjete veta, kurse sot tavolinat kane me se shumti gjashte karrige. Me pare mysafirit duhej t’i ofrohej konak qe te kalonte naten sepse nuk mund te kthehej ne shtepi per shkak te erresires e rreziqeve te nates. Tani me ardhjen e mjeteve te transportit, ai mund te rrije pak dhe te kthehet ne shtepi me veture. Atehere kishte vetem rrugica neper fusha e pyje, kurse sot rruget jane zakonisht te ndricuara dhe te asfaltuara. Pra fenomenin e konakut ne mase te madhe e kane demtuar, midis tjerave, kapaciteti i shtepive te vogla dhe shpikja e mjeteve moderne te transportit. Jemi ne nje proces ku gjithnje e me shume mysafirit i merren privilegjet. Ai po behet gjithnje e me i huaj.
Koncepti i mikepritjes nuk eshte i pavarur nga rrethanat historike. Nje zbulim krejt i rastesishem mund te nderroje komplet realitetin shoqeror. Shoqeria jone nuk perben ndonje perjashtim nga ky fakt. Toleranca e mikepritja nuk jane kategori ahistorike, te pavarura dhe te cliruara nga shtrengesat e kontekstit. Ato percillen me diskontinuitet, me boshlleqe dhe plasariten, tkurren e dekompozohen kohe pas kohe dhe ndonjehere mbesin ne nje nivel krejt abstrakt, sic kane mbetur sot ne hapesira te caktuara tek shqiptaret. Varferia dhe mungesa e rendit dhe e ligjit jane armiq te mikepritjes dhe tolerances. Ne kohe varferie dhe kaosi shoqeror, marredheniet e solidaritetit midis njerezve zevendesohen me berryla, dredhi dhe konkurrence. Relacioni i tyre shtremberohet dhe midis tyre tretet mirebesimi. Tjetri mund te jete edhe mysafir, edhe kalimtar i rastit, edhe familjar. Tjetri fillon te shihet si nje mjet qe na con drejt nje qellimi dhe pushon se qeni vet qellimi. Ne rrethana te tilla mirebesimi ndaj Tjetrit prishet dhe mysafirit me nuk i besohet sic i besohet ne kohe te rendit dhe bollekut. Ideali i mysafirit fillon te gerryhet, e bashke me te edhe mikepritja e tij. Ai tani mund te jete nje njeri qe mund te na plackis. Gjithashtu, mysafiri sot mund te jete nje pre e palckitjes. E kjo e rrenon edhe idealin e mikepritesit. Mysafiri dhe mikepritesi tani kane barriera ndermjet veti dhe e kane te veshtire te ndertojne marredhenie te shendosha dhe pa hile. Sepse ne kohe varferie e kaosi, njerezit perdorin berrylat dhe nuk zgjedhin se ke po e demtojne per te arritur te miren e vet. Eshte gjendje lufte. Ne vendet ku ka shperndarje jo te balancuar te te mirave materiale, gjasat per lindjen e kusarise rriten. Gjithashtu, bota eshte ende ne fazat e para te globalizimit dhe kulturat ende nuk e njohin mire njera-tjetren. Perplasjet ende jane radikale dhe fillimet gjithmone jane traumatike. Ksenofobia eshte ende e pranishme jo vec tek shqiptaret, por tek krejt popujt. Kulturat ende konstruktojne Tjetrin imagjinar, Tjetrin qe bart kuptime te shumta, nga ata idealizues, tek ata perbuzes. Nevojitet kohe deri sa kulturat te akomodohen ne kete rend dinamik global.
Faktore te shumte historike ndikojne tek te gjithe popujt. Asnje popull nuk eshte imun ndaj historise. Gjermanet kishin njerez si Kanti e si Hitleri; Francezet kishin njerez si Dekarti e si Le Peni; Italianet Mikelanxhelon e Musolinin; Spanjollet Pikason e Frankon. Asnjeri prej personaliteteve te permendur me lart s’mund te merren si moster qe shpjegon tere kulturen prej te ciles ata vijne. Nuk ekziston dicka si gjerman, francez, italian a spanjoll i vertete. Nuk ka as shqiptar te vertete. Nje grup etnik, kombetar a fetar ka shume esenca. Jane historia dhe politika ato qe percaktojne se cila esence eshte me e pranishme tek nje etni, fe a po komb ne nje moment te caktuar historik. Shqiptare te vertete nuk jane as ata qe mbreme privuan nga jeta ciftin çek, e as ata qe sot shprehin indinjaten per tragjedine ne fjale. Ka vec shqiptare ne kontekste dhe ka shqiptare qe jetojne ne regjime te ndryshme te se vertetes. Secili kontekst ka te vertetat e veta, e brenda vetes edhe shqiptaret e vet te vertete, te cilet ndryshojne nga shqiptaret e konteksteve tjera. Imagjinarja etnike e kombetare shqiptare nuk eshte variabli permes te cilit mund te shpjegohen fenomene te tilla. Nje supozim i tille do te ishte anakronik sepse nje gjykim i tille do te ishte paramodern dhe fisnor, qe ishte rend ne te cilin individi nuk ekzistonte dhe ne cilin rend ishte fisi, e jo individi, ai qe merrte fajet dhe meritat per gjithcka. Gjakmarrja ishte ne kete linje: qe te merrje hakun e gjakut tend, ishe i lire qe te vrisje cilindo anetar te fisit prej te cilit vinte vrasesi. Pra fajesohej fisi sepse individi thjesht nuk ekzistonte, e si i tille as nuk mund te merrte merita e faje. E perpjekjet per te fajesuar gjithe shqiptaret per ngjarjen e mbremshme jane deshmi qe modernizimi nuk eshte shtrire ne te gjitha poret dhe se ne syte e shume gjykuesve ende nuk ekziston individi fajtor, por fisi fajtor, kombi fajtor dhe feja fajtore.
Artikulli paraprakMuzara'ah
Artikulli vijuesDeklarata e plotë e Mjacajt në Polici (VIDEO)