Erdogan mbështet një projekt special IT

Erdogan mbështet një projekt special IT
 
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka përgatitur një plan të rëndësishëm për mbështetjen e emrave dhe sipërmarrjeve të suksesshme në fushën e IT-së me synimin që Turqia të kapërcejë epokë në fushën e informatikës.
 
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka përgatitur një plan të rëndësishëm që Turqia të shënojë progres të dukshëm në fushën e informatikës.
Erdoani do të realizojë një projekt të posaçëm për përgatitjen e specialistëve të IT-së të nivelit botëror.
Presidenti do të ketë një bashkëbisedim me emrat që kanë shkëlqyer në fushën e sipërmarrjes elektronike dhe teknologjive të informacionit. Do të dëgjojë prej tyre se cilat janë problemet që ka Turqia në këtë fushë dhe propozimet e tyre se çfarë duhet bërë.
Projekti i presidencës përfshin mbështetje për mendjet e ndritura në këtë sektor, aktivitete për ti afruar studentët më shumë me programimin kompjuterik si dhe bashkëpunimin me sektorin privat. 
Artikulli paraprakTataristan: “Taksi falas për Ramazan”
Artikulli vijuesKonkursi ndërkombëtar i hafëzëve në Stamboll