Google: Pagesat mobile janë duke u rritur me shpejtësi

Pagesat mobile me Google Wallet janë duke u rritur shpejt, por rruga për të zgjeruar pritshmërinë e NFC-së në Shtetet e Bashkuara do të jetë e ngadalshme, tha kryetari i njësisë së shitjeve të Google gjatë fundjavës.

Numri i transaksioneve NFC (komunikim në fushë të afërt) me Google Wallet u dyfishua në gjashtë javët e para pas lëshimit më 1 gusht të versionit të bazuar në cloud dhe që ai trend ka vazhduar, tha Osama Bedier, i cili është nënkryetar i Google për portofolin dhe pagesat, në një seksion në Konferencën për Internetin Botëror Mobil në San Jose të Kalifornisë.

Sidoqoftë, ai nuk tha se sa pagesa janë bërë. Google kurrë nuk ka cituar një numër të saktë të transaksioneve dhe Bedier i qëndroi besnik asaj veprimtarie.

“Ne jemi duke u ndjerë sikur jemi duke e bërë një ndryshim të madh në vëllimin e transaksionit”,- tha në një bisedë në skenë, Bedier me Rajeev Chand nga banka investuese Rutberg & Co. Sidoqoftë, pagesat mobile nuk mund të jenë një sukses brenda natës, tha ai.

Konsumatorët në SHBA kanë treguar interesim të kufizuar në pagesat mobile

“Ne nuk menduam që NFC thjesht do të ndodhte në një vit të vetëm. Kjo është një lojë trederi pesë vite”,- tha Bedier.”

Konsumatorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar interesim të kufizuar në pagesat mobile sepse shteti ka një ekosistem të mirë zhvilluar të kartave të kreditit, thonë analistët.

Pagesat me NFC kërkojnë harduer dhe softuer edhe në pajisje edhe në terminalet për shitje. Për më tepër, janë tre sisteme në konkurrencë, secili me një sërë mbështetësish të fuqishëm nga pas. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprak22 të arrestuar, ka edhe të lënduar
Artikulli vijuesSkype sjell surpriza në Windows 8 dhe Surface