Thellohet kriza mes Kinës e Turqisë

Thellohet kriza mes Kinës e Turqisë
 
Pas thirrjeve të dy ambasadorëve respektivë të Kinës dhe Turqisë, për rastin e mos lejimit të agjërimit të muslimanëve ujgurë në Kinë, duket se marrëdhëniet mes tyre kanë marrë një fazë tjetër.
Ambasada e Kinës në Turqi ka bërë me dije shtetësit e saj që të refuzojnë vizitat në Turqi për shkak të përshkallëzimit të dhunës ndaj turistëve kinezë në Stamboll.
Gjatë demonstratave turke në Stamboll, kundër qeverisë komuniste të Kinës, që kjo e fundit i ka ndaluar studentët e administratorët e saj muslimanë që të praktikojnë Islamin, u desht intervenimi i policisë për të mbrojtur turistët kinezë. 
Gjatë demonstratave iu vu flaka edhe flamurit kinez.
 
Marrëdhëniet e ngushta mes ujgurëve dhe turqve
 
Turqia ka lidhje të ngushta kulturore, etnike e fetare me kumunitetin ujgur të Kinës.  Prej pushtimit të provincës Xinjiang nga Kina, shumë organizata botërore kanë shprehur indinjatën me sjelljen e Kinës ndaj pakicës ujgure.
Nga ana tjetër, qeveria kineze ka mohuar vazhdimisht akuzat, ku në komunikatën e fundit të saj akuzon Turqinë që përfshihet në politikat e brendshme të saj.
 
Fitim Dika/kohaislame.com
Artikulli paraprakRiba
Artikulli vijuesPromovohet libri “Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit”