Kajro: Gjykata dënon masivisht protestuesit përkrahës të Vëllazërisë Muslimane

Gjykatat në Egjipt kanë dënuar sot 113 përkrahës të lëvizjes Vëllazëria Myslimane me akuzen gjoja për sulm ndaj policisë, trazira dhe armëmbajtje ilegale.

Të dënuarit ishin pjesë e tri proceseve të ndryshme gjyqësore, të cilat ishin ngritur nga prokurorët pas protestave kundër qeverisë puçiste.

Autoritetet puçiste në Kajro janë duke bërë presion të madh mbi Vëllazërinë, që kur ushtria ka përmbysur presidentin Mohammed Morsi në korrik të vitit të kaluar.

Qeveria puçiste ka akuzuar Vëllazërinë Myslimane dhe ka marr vendim që t’ia ndalojë të gjitha aktivitetet politike, kurse më 25 dhjetor, e shpalli edhe si organizatë terroriste.

Megjithatë lëvizja thotë se është e përkushtuar ndaj protestave paqësore.

63 të dyshuar, janë dënuar me nga tre vjet burg, që është dënimi më i madh masiv ndonjëherë i shqiptuar në këtë shtet.

Gjykata e Kajros ka dënuar me nga pesë mijë euro që të 113 të akuzuarit.

Që të tri rastet, ishin të ndërlidhura me protestat e nëntorit në Kajro.

Artikulli paraprakAnton Quni: Vrasjet politike i ka bërë SHIK-’u i Kadri Veselit
Artikulli vijuesMbijetoi 60 orë në det edhe pse nuk dinte not