SHBA, arrestohet 12-vjeçari i akuzuar për vrasje

Një 12-vjeçar, i shpallur në kërkim në lidhje me një vrasje, është arrestuar rreth 600 kilometra larg nga vendi i krimit.
Jarrell Milton ishte fshehur pas vrasjes së 31-vjeçit, Jamymell Ray, dhe plagosjes së një tjetër personi në Omaha, Nebraska, më 29 qershor. Mediet amerikane raportojnë se djali 12-vjeçar është arrestuar në Minesota mbrëmjen e së martës.
 
Jarrell Milton, vëllai i tij 17 vjeç dhe një 15-vjeçar, akuzohen për vrasje të shkallës së parë, transmeton koha.net.
 
Prokurorët thanë se vrasja ndodhi në një park, ku të rinjtë kishin kontaktuar më parë me viktimën dhe i kishin thënë se do t’i shisnin atij marihuanë, por në momentin që ata janë takuar të rinjtë kanë tentuar të grabisin viktimën Jamymell Ray, si dhe 30-vjeçarin Charles Fisher, i cili mbeti i plagosur.
 
Autoritetet amerikane kanë thënë se 12-vjeçi do të qëndrojë në paraburgim, më pas do të vendoset nëse ai do të gjykohet si i rritur.
 
Një prej prokurorëve tha se Jarrell Milton është personi më i ri, i cili dyshohet për një vrasje në Shtetet e Bashkuara, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë dyshim për lidhjen e tyre me bandat kriminale.
Artikulli paraprakPushim para stuhie: Media gjermane mbi vizitën e Merkelit në Ballkan
Artikulli vijuesNjë libër që tregon se si e mashtruan grekët veten