Testohet me sukses raketa kombëtare turke "HISAR-A"

Në Provincën Aksaraj të Turqisë kanë përfunduar me sukses testet e qitjes së raketave “HISAR-A”, sistemi i parë kombëtar turk i mbrojtjes kundërajrore në lartësi të ulët.
 
Gjatë këtyre testeve të suksesshme, raketat turke “HISAR-A” janë shkëputur pa kurrfarë problemi nga platforma e lëshimit falë motorit të shtytjes fillestare, kanë hyrë nën kontrollin e pilotit automatik të integruar në trupin e raketës menjëherë pasi është ndezur motori i dytë dhe kanë fluturuar sipas manovrave të programuara.
Artikulli paraprak“The Guardian”: Grekët pjesëmarrës në masakrat serbe në Srebenicë
Artikulli vijuesWikiLeaks: NSA ka spiunuar politikanët gjermanë për dekada