Vazhdon shitja e ishujve grekë, Buffett blen një për 15 mln euro

Ndërkohë që drama greke vazhdon, pasanikët janë sulur mbi Greqi për të blerë ishuj me çmime të lira.
 
Pas aktorit të njohur Johnny Depp, Spiegel raporton se edhe miliarderi i njohur amerikan, Warren Buffett, ka dalë për pazar në Greqi.
 
Qëllimi i njërit prej njerëzve më të pasur në botë është që të blejë prona të patundshme.
 
Sipas Spiegel, ai e ka blerë tashmë një ishull për 15 milionë euro.
 
Bëhet fjalë për ishullin Agios Thomas.
 
Ishulli është 40 minuta larg Athinës me taksi ujore.
 
Sipas Spiegel, pas krizës, çmimet e ishujve grekë kanë rënë në mënyrë drastike.
 
Revista shkruan se për 1.6 milionë euro mund të blesh një mini-ishull.
 
Por kaq kushton një banesë në disa prej qyteteve të mëdha në botë.
 
Ndërkohë pasanikët rusë janë vërsulur po ashtu për të blerë ishuj.
 
Në vitin 2013, vajza e oligarkut rus Dimitri Ribolovlev bleu ishullin Skorpios për 158 milionë dollarë.
Artikulli paraprakVazhdojnë sulmet e ISIS në Gadishullin e Sinait, vriten 5 ushtarë egjiptianë
Artikulli vijuesGëzim Kelmendi: Imamët s’po i frymëzojnë qytetarët të shkojnë në ISIS