Partia anti emigrantëve pritet të fitoj zgjedhjet në Zvicër

Votuesit zviceranë po hedhin votat për të zgjedhur parlamentin e tyre dhe sondazhet tregojnë një se parti nacionaliste mund të dal si fituese e zgjedhjeve, për shkak të shqetësimeve nga qytetarët lidhur me fluksin e fundit të emigrantëve në Evropë.

Por, sipas mediave në vend edhe nëse Partia Popullore Nacionaliste Zvicerane del si parti fituese, ajo nuk mund të ndryshoj në mënyrë dramatike politiken aktuale zvicerane, duke pasur parasysh sistemin e këtij vendi që favorizon stabilitetin politik në të dyja dhomat e parlamentit, përmes një koalicioni të gjerë qeverisës.
Sipas sondazhi të fundit të realizuar nga agjencia gfs.bern Partia Popullore do të fitojë rreth 28 për qind, Social Demokratët me19 për qind dhe Partia e Demokratëve Konservativë të Lirë vetëm me 17 për qind.
Po ashtu , sipas sondazheve pritet që vetëm gjysma e votuesve të regjistruar do të hedhin votat, pasi që qytetarët zviceran për dallim nga vendet e tjera, ata kanë një rol të rëndësishëm në politikën e qeverisë për shkak se në Zvicër mban rregullisht referendume, ku qytetarëve u jepet mundësia të votojnë pro apo kundër çështjeve të caktuara.
Artikulli paraprakDjali i “Indiana Jones”, konvertohet në Islam dhe i bashkohet ISIS-it
Artikulli vijuesTurqi: 12 imigrantë kanë vdekur gjatë lundrimit për në Greqi