Hoxhallarët nuk ndalen – Pajtim i ri i gjakut!

 

 

Hoxhallarët e Kosovës vazhdojnë të pajtojnë familjet që janë në gjak. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe sot pas namazit të drekës në xhaminë “Hatunie”, në Prishtinë, ku në prani të imamit Jahir Beqiri,  familjet Murturi dhe Haliti shtrinë dorën e pajtimit.

Këto dy familje ishin në gjak që nga prilli i vitit të kaluar, kur 16-vjeçari, Burim Murturi, derisa po udhëtonte me biçikletën e tij në parkun e Gërmisë, u goditë nga vetura që po drejtohej nga personi i familjes Haliti.

 

Të pranishmit vlerësuan lart këtë gjest burrëror dhe u luten që raste të tilla të mos ndodhin më. /mesazhi

Artikulli paraprakZhdrella, e falënderon Allahun
Artikulli vijuesPër 5 vjet e ndryshun historinë (VIDEO)