Çfarë “El Chapo”, kjo arratisje është 100 herë më spektakolare!

Kanë kaluar gjashtë javë që kur vrasësit e burgosur David Sweat, 35 vjeç dhe Richard Matt, 49, u arratisën nga burgu “Clinton Correctional Facility” në Dannemora, Nju Jork, dhe tani po dalin detaje të reja për arratisjen e tyre spektakolare.
 
Matt u qëllua dhe u vra nga policia gjatë një shkëmbimi zjarri në qershor. Sëeat u qëllua dhe plagos dhe u ridërgua në burg disa ditë më pas.
 
Gjatë qëndrimit në shtratin e spitalit Sëeat rrëfeu arratisjen për hetuesit  gjatë seancave të shumta dëgjimore dhe detajet janë nxjerrë nga The New York Times.
 
Sipas The Times, Sweat nisi ta organizonte arratinë në janar kur u transferua në një qeli pranë Richard Matt. Sweat nisi menjëherë të hapte një vrimë në mur me një sëpatë të vogël në pjesën e pasme të qelisë së tij dhe një tjetër në qelinë e Matt.
 
Ai i siguroi veglat e nevojshme nga disa agjentë të burgut që bashkëpunuan me të.
 
Çdo natë, Sweat investigonte tunelet që ndodheshin pas murit të qëlisë së tij në mënyrë që të gjente rrugën drejt arratisë. Ai kthehej në qeli në mëngjes duke ia hedhur rojeve. The Times e përshkruante rutinën e tij ditore si më poshtë: ai priste çdo natë deri më 11:30 për të hyrë brenda vrimës dhe për të depërtuar më pas nëpër tunel. Dhe më pas kthehej në qeli çdo mëngjes në orën 5:30, e mbulonte vrimën e tij dalëse dhe niste rutinën ditore.
 
Në rrëfimin e tij, Sweat e përshkroi veten si arkitektin e arratisjes. Ai kërkoi mes tubave të pafundëm për muaj të tërë deri sa zbuloi disa prej tyre që që përfundonin disa metra jashtë burgut. Por gjatë rrugës i doli një mur betoni, i cili iu desh disa muaj që ta shmangte.
 
Ajo që ndoshta është më shokuese është se si i kishte llogaritur të gjitha lëvizjet. Sweat vodhi një vare dhe mjete të tjera që të kryente arratisjen, kishte një palë rezervë rrobash në tunel për të punuar dhe pati fat sepse kur sistemi i ventilimit pushonte për ca çaste, kjo i lejonte atij që t’i krijohej një rrugë më e shkurtër.
 
Sipas The Times: Rreth 4 majit, kur burgu e fiku sistemin e tij të ngrohjes, një prej tubave, nisi të ftohë. Kështu që ai vendosi t’i bjerë shkurt dhe ta priste tubin e gjatë që vazhdonte përtej murit të betonit. Duke përdorur mjete për prerje metalesh atij ju deshën 4 javë punë sistematike për ta prerë tubin mjaftueshëm që të hynte një njeri.
 
Pak ditë më pas dy të burgosurit u arratisën dhe lanë një shënim tallës pë rojet. Sweat tha se bënte shpesh shaka me shokun e tij lidjhur me ngajshmërinë e arratisjes së tyre me atë në filmin The Shawshank Redemption. I vetmi ndryshim ishte, tha Sweat, se atyre nuk ju deshën 20 vjet për t’u arratisur.
Artikulli paraprakAsgjësohen 5863 bimë narkotike në Krujë, arrestohen 5 persona
Artikulli vijuesRoboti vrasës i Putinit: Rusia prezanton armën e re vdekjeprurëse!