Ambasadori britanik dhe amerikan në Turqi dënojnë sulmin terrorist në Ankara

Ambasadori britanik në Ankara, Richard Moore dhe ambasadori amerikan në Ankara, John Bass kanë dënuar sulmin terrorist të në kryeqytetin e Turqisë

ANKARA (AA) – Ambasadori britanik në Ankara, Richard Moore dhe ambasadori amerikan në Ankara, John Bass kanë dënuar sulmin terrorist të në kryeqytetin e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori britanik në Ankara Moore në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter ka dhënë mesazhin se: “Mbretëria e Bashkuar është në krah të Turqisë në këtë kohë të vështirë. Unë dënoj saktë dhe qartë terrorizmin”.

Moore duke e cilësuar si “një lajm të tmerrshëm” sulmin terrorist ai shton se: “Familjeve që kanë humbur të afërmit në këtë ngjarje iu shpreh ngushëllimet, ndërsa të plagosurve iu uroj shërim të shpejtë”.

Artikulli paraprakVIDEO – Tre pyetjet në varr
Artikulli vijuesTurqi, ftohen pesë ambasadorët e vendeve anëtare të KS-OKB-së lidhur me sulmin terrorist