Padi ndaj personit që ‘sulmoi’ me para Blatterin

Komiku britanik që ndërpreu fjalimin e kryetarit të FIFA-s, Sepp Blatter, është paditur pas arrestimit dhe pas marrjes në pyetje, ka njoftuar një zyrtar i Policisë për Reuters.
Lee Nelson, emri i vërtetë i të cilit është Simon Brodkin, që të hënën u fut në dhomën e konferencave të FIFA-s dhe mbuloi me para kreun e shtëpisë më të madhe të futbollit, ishte larguar nga zyrat qendrore të FIFA-s pasi sigurimi i Blatterit e nxori atë jashtë pas aktit në dhomën e konferencave.
 
“Ai u arrestua dhe u mor në pyetje nga policia. Ekziston mundësia për ankesë.
 
“Nuk e dimë nëse do të mbahet gjyq, kjo vendoset nga prokurori dhe për këtë duhet kohë”, ka thënë zyrtari i Policisë së Cyrihut, transmeton koha.net.
 
Ai po ashtu ka thënë se FIFA është ankuar edhe në policinë për shkak të incidentit. Ndërkaq, vet FIFA nuk ka komentuar për këtë raportim. 
Artikulli paraprakRoboti vrasës i Putinit: Rusia prezanton armën e re vdekjeprurëse!
Artikulli vijuesArrestohet pronari i “Alba Air”