Ribery beson se do ta fitojë ‘Topin e Artë’

Futbollisti francez në radhët e Bayern Munichut, Franck Ribery, është optimist në prag të mbrëmjes gala të FIFA-s për ndarjen e çmimit të ‘Topit të Artë”. Ribery është njëri nga tre kandidatët për këtë çmim, ku krahas tij do të jenë edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

“Mendoj se e kam një mundësi të shkëlqyeshme për ta fituar këtë trofe. Unë dhe skuadra ime kemi qenë shumë të suksesshëm në vitin 2013. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Tash vetëm mund ta pres mbrëmjen gala”, ka theksuar Ribery, i cili në edicionin e kaluar e fitoi kurorën e trefishtë me Bayernin. Një mbështetje për francezin e ka dhënë edhe trajneri katalonas, Pep Guardiola. “Franck ka një zemër shumë të madhe. Kurrë nuk kam parë një lojtar në këtë nivel me një karakter të tillë. Mënyra se si lufton për skuadrën është e veçantë. Për mua është nder të jem trajner i tij. Ribery në Cyrih do të duhej të udhëtojë me buzëqeshje të madhe dhe ta shijojë këtë moment”, ka theksuar Guardiola./bs/kohaislame

Artikulli paraprakNoted, një aplikacion i mirë për të marrë shënime në iPhone
Artikulli vijuesI vrari në Siri Hetem Dema, ishte veteran i UÇK-së