A kushtojnë syzat e Gruevskit 60 mijë dollarë?

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, së bashku me familjen ka vendosur që pushimet t’i kalojë në Izrael, ndërsa në rrjetet sociale qarkullojnë fotografi në të cilat shihet Gruevski teksa rrezitet në plazh, me syza që kushtojnë jo më pak se një banesë solide në Shkup, në Prishtinë, apo edhe në bregdetin shqiptar…
 
Disa portale, të cilat kanë konsultuar ekspertë për syze, shkruajnë se kryeministri Gruevski, në fotografinë e publikuar mban një model ekskluzivisht të shtrenjtë, të markës gjermane “Maybach”, që vlerësohen si ikonë e luksit.
 
Sipas mediave, bëhet fjalë për modelin “diplomat”, që kushtojnë 60 mijë dollarë, madje, në logon e tyre ka edhe diamant.
 
Por, nga Kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski e përgënjeshtruan lajmin për vlerën e syzeve të diellit. Në reagim thuhet se “syzet nuk janë me diamant apo luksoze, siç përflitet në media, por ato kanë çmim mesatar, dhe të tilla gjenden edhe nëpër dyqanet e Shkupit. Sipas reagimit, gënjeshtrat dhe manipulimet e tilla kanë të bëjnë me luftën e opozitës për marrjen e pushtetit me çdo kusht dhe janë pjesë e fushatës së fëlliqur nga ana e disa mediave që financohen nga Sorosi”, thuhet në komunikatën e Qeverisë maqedon ase lidhur me syzet e shefit.
 
Televizioni Alsat-M sot ka pyetur, ndër të tjerët, edhe qytetarët se ç’mendojnë për syzet e shefit të ekzekutivit, për të cilin muajt e fundit opozita, përmes të ashtuquajturave “bomba”, nxori prova të shumta për korrupsion.
 
“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit duhet doemos të hetojë se me cilat para janë paguar syzet e diellit të markës “Maybach” dhe pushimi në Izrael i kryeministrit Nikolla Gruevskit.
 
Sipas ekspertëve, institucionet shtetërore, para se gjithash Drejtoria e të Ardhurave Publike duhet ta zbulojnë prejardhjen e parave me të cilat janë blerë syzet e shtrenjta të diellit. Nëse për to është paguar doganë, nëse kryeministri ka paguar për to, si dhe pse nuk figurojnë në syzet në listën anketuese të kryeministrit.
 
“Mendojë se kjo nuk guxon të mbetet me kaq, që të publikohet vetëm në media, pa u interesuar dikush se sa është vlera dhe si m undet një person që ushtron post të këtillë, t’i lejojë vetes një luks të këtillë për të blerë sende kaq të shtrenjta. Nga vijnë ato para si janë përfituar, a janë paraqitur dhe aq më tepër unë do ta parashtroja edhe pyetjen edhe për pushimin? Institucionet tona duhet doemos ta ushtrojnë funksiononin, t’i thërrasin zyrtarët në përgjegjësi para ligjeve tona, por edhe t’i përmbushin standardet ndërkombëtare, që ne i kemi pranuar dhe ratifikuar”, tha Sllagjana Taseva, ish-anëtare e Komisionit për Parandalimin e Komisionit.
 
Taseva shprehet se nëse institucionet kompetente nuk e ushtrojnë detyrën për të cilën paguhen nga qytetarët atëherë të gjithë duhet të japin dorëheqje nga postet.
 
“Nëse nuk kanë kapacitet le të thonë se nuk kanë dhe pse nuk kanë. Drejtoria e të Ardhurave Publike është kompetente për ta kontrolluar këtë. Ajo gjithashtu, është një nga institucionet më të pajisura në shtet. Kanë shp enzuar aq shumë para evropiane për pajisje të kapacitetit të institucionit dhe tani nuk mund të thonë se nuk kemi kapacitet. Nëse nuk kanë kapacitet, le të japin dorëheqje”, u shpreh Sllagjana Taseva, ish anëtare e Komisionit për Parandalimin e Komisionit.
 
Pas makinës mercedes prej 600 mijë euro në të cilin vozitet kryeministri, qytetarët nuk janë të befasuar nga sjellja luksoze e Gruevskit dhe syzet e tij prej 60 mijë euro.
 
“Po janë më të shtrenjtat se të mijat. Por, kush punon ka për të ngrënë, kush nuk punon nuk ka për të ngrënë”.
 
“Nuk do të duhej të jetë kështu, duhet të ketë për të gjithë”.
 
“Nuk është në rregull, kuptohet se nuk është në rregull, por tani është ajo që është. E fundi do të shihet, do t’i vij fundi edhe atij luksi”.
 
“Shumë bukur. Ka ai para edhe për të nuk është problem, problem është për ne. Nuk mund t’i paguajmë faturat, pensioni është i vogël, nuk rritet, ndërsa ai vetëm na gënjen kurse ne gjithnjë e më shumë po varfërohemi”.
 
Lidhur me atë se s’kushtojnë syzet, nëse janë të dhuruar ose janë të blera nga kryeministri nuk morëm qëndrimin e Qeverisë. Përgjigje në pyetjet e njëjta nuk morëm edhe nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit i cili deri më tani ka shqyrtuar vetëm raste që kanë të bëjnë me opozitën./Alsat-M/
 
 
 
Artikulli paraprakKerry: Pakti me Iranin e bën botën më të sigurt
Artikulli vijues5 fruta për t’u dobësuar